Zgjidhet kreu i ri i FRPD në Tropojë, Këlliçi: Ta largojmë qeverinë që s'mban asnjë premtim

Zgjidhet kreu i ri i FRPD në Tropojë, Këlliçi: Ta largojmë qeverinë që s'mban asnjë premtim

10:43, 17/11/2019
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kryetari i FRPD-së, i ka bërë thirrje shqiptarëve dhe në veçanti të rinjve në të gjithë vendin, që të bëhen pjesë e ndryshimit, “Shqipërisë që duam" për të larguar një qeveri dhe një kryeministër që nuk mban asnjë premtim.

Pasi mori pjesë në riorganizimin e degës së FRPD në Tropojë,  Këlliçi shkroi në Fb: “ Përfundoi me sukses riorganizimi i FRPD Tropojë. Urime kryetarit te ri Ardon Breçani dhe zv.kryetarit të ri Erkand Sinani.

Papunësia, shpopullimi i kësaj zone përmes emigracionit masiv si dhe rikthimi i shpresës ishin temat kryesore të diskutimit. Asgjë nuk do të ndryshojë për të ardhmen tonë, nëse të rinjte nuk marrin vetë në dorë fatin e tyre. Ky ishte dhe zotimi i FRPD Tropojë!

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të humbasë vajzat e djemtë e saj më të mirë duke u larguar në azil politik, por shqiptarët duhet përfundimisht të largojnë një qeveri që nuk punon për interesin e tyre dhe një kryeministër si Edi Rama, që nuk mban asnjë premtim. Ndryshimi po vjen, ejani bëhuni pjesë e Shqipërise që duam.”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco