Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kongresmenët amerikanë Joe Willson dhe Jim Costa, në vijim të takimeve në Kongresin e SHBA. Gjatë bisedës me kongresmenin Willson, përfaqësues i South Carolinës, ky i fundit ishte shumë i interesuar dhe tepër i vëmendshëm për zhvillimet në Shqipëri. Teksa diskutonte me Kryemadhin, kongresmeni shprehu gatishmërinë për të nxitur dhe intensifikuar dukshëm rritjen e vëmendjes së Kongresit të SHBA drejt Shqipërisë.
Ja postimi i plotë:
Në vijim të takimeve në Kongresin e SHBA zhvilluam takime edhe me Kongresmenët Joe Willson dhe Jim Costa.
Z. Joe Wilson përfaqësues i South Carolinës ishte shumë i interesuar dhe tepër i vëmendshëm për zhvillimet në Shqipëri.
Gjatë diskutimit mjaft impresionues me të, ai shprehu gatishmërinë për të nxitur dhe intensifikuar dukshëm rritjen e vëmendjes së Kongresit të SHBA drejt Shqipërisë, rritjen e intensifikimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Shqipërinë dhe rolin e veçantë që vendi i saj ka si mbështetësja më e spikatur e politikave të SHBA për rajonin tonë.
Fryma e të gjithë takimeve mbresëlënëse në Kongres dhe Senat ishte rikonfigurimi i një mbështetje sa më të madhe për Shqipërinë përmes një prezence sa më aktive të SHBA.
#MoreAmericaInAlbania
© SYRI.net