Dokumenti me 6 faqe/ Çfarë parashikon plani francez, Holanda do jetë pro

Dokumenti me 6 faqe/ Çfarë parashikon plani francez, Holanda do jetë pro

09:20, 17/11/2019
A+ Aa A-

Parisi zyrtar ka përgatitur një dokument prej gjashtë faqesh, që ka qarkulluar këto ditë në duart e diplomatëve të BE në Bruksel.

Pasi Franca vendosi veton ndaj nisjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, presidenti francez Emmanuel Macron ka përgatitur dokumentin informal që do diskutohet të martën.

Lajmi i mirë është se vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtarë me të drejta të plota të BE.

Por ideja e ‘asociimit gradual’ parashikon një rrugë më të gjatë dhe të vështirë drejt BE-së.

Mediat në Bruksel thonë se edhe Holanda mund ta mbështesë këtë dokument.

Cili ësht qëllimi i tij? Në thelb, dokumenti francez parashikon se sundimi i ligjit duhet të udhëheqë procesin e negociatave.

Një diplomat tha se dokumenti është një karrotë, e lidhur në një shkop shumë të gjatë.

Me pak fjalë, një vend duhet të miratojë 35 kapituj përpara se të anëtarësohet. Parisi thotë se këto kapituj duhet të ndahen në shtatë faza. Kalimi në fazën tjetër do të bëhet pasi vendi kandidat, jo vetëm të ketë miratuar legjislacionin e nevojshëm, por edhe ta zbatojë në mënyrë korrekte në praktikë.

Parisi kërkon kushte strikte dhe të verifikueshme për të vlerësuar nëse një vend kandidat po bën me të vërtetë atë që i është kërkuar.

Si një ‘shkop’ mbi kokë, Parisi sugjeron se nëse një vend nuk i përmbahet kësaj skeme, negociatat mund të ngrijnë, madje të kthehen mbrapa.

Franca kërkon që buxheti për vendet kandidate të rritet ndjeshëm për të mbajtur të motivuar qytetarët e këtyre vendeve.

Nuk dihet nëse kjo skemë do aplikohet edhe për vendet që i kanë nisur negociatat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari17/11/2019 10:36

Planit ekonomik GJERMAN per Shqiperine tani iu shtue edhe plani FRANCEZ per Rajonin e Ballkanit Perendimor. Asgje nuk eshte e veshtire per t'u realizuar nese vertete qeveria e ardhshme dhe politika e re do te kete nje vullnet dhe deshire te mire per te punuar me seriozitet dhe atdhedashuri! Disa pyesin me mosbesim: Ku do t'i gjeje neser Qeveria Basha gjithe ato para per te realizuar premtimet e dhena???!!!! Sipas te dhenave dhe statistikave te KLSH, ne qeverine aktuale prej 6 vitesh buxhetit te shtetit i vidhen ne forma te ndryshme abuzive rreth 2.2 miliard euro dhe rreth 1.8 miliard euro humben nga evazioni fiskal, nga paaftesia e menxhimit te financave publike, nga humbjet neper dogana, tatime dhe taksa, nga pagesat dytesore per gjyqet e humbura nga qeveria. Pra ne total buxhetit te shtetit i mungojne cdo vit rreth 4 miliard euro. Nese nuk do te vidhet, nese nuk do te kete evazion fiskal dhe nese nuk do te neglizhohet dhe abuzohet me financat e shtetit atehere do te jene minimumi rreth 4 milard shtese ne buxhetin e shtetit dhe te qeverise cdo vit per t'u perdorur me efikasitet ne funksion te zhvillimit dhe mbajtjes se premtimeve. Pervec kesaj, te mos harrojme se nga ky administrim i mire i financave publike do te kete nje rritje vjetore prej 14% ne te ardhurat e GDP e cila do te thote qe ne fund te 4 viteve progresivisht te ardhurat do te arrijne 70%. Kjo rritje e ul maksimalisht brxhin publik. Mos harroni qe edhe Ligji Anti-korrupsion dhe Ligji Anti-Mafia do te veproje fuqishem dhe veprimi i forces e ligjit dhe drejtesise do te kete si rezultat kthimin ne buxhetin e shtetit te financave dhe pronave te grabitura nga qeveritaret keto 6 vite sundim Rilindas. Mos harroni gjithashtu qe projekti ekonomik zhvillues ne industri dhe agroekonomi do te rrise nivelin ekonomik te popullates dhe do t'i shumefishoje xhirot e produkteve dhe te ardhurave te biznesit. Kaq e thjeshte eshte, nese vertete qeveria e ardheshme do te punoje me seriozitet. Shqiperia ka burime te shumta financiare ne krahasim me popullsine dhe rimekembja e saj ekonomike do te jete shume e shpejte, mjafton te zhduken hajdutet e BANDES RILINDJA. Plani GJERMAN dhe FRANCEZ per Shqiperine do te zbatohet 100%!

Shqiptari17/11/2019 10:25

Asgje nuk eshte e veshtire per t'u realizuar nese vertete qeveria e ardheshme dhe politika e re do te kete nje vullnet dhe deshire te mire per te punuar me seriozitet dhe atdhedashuri! Disa pyesin me mosbesim: Ku do t'i gjeje neser Qeveria Basha gjithe ato para per te realizuar premtimet e dhena???!!!! Sipas te dhenave dhe statistikave te KLSH, ne qeverine aktuale prej 6 vitesh buxhetit te shtetit i vidhen ne forma te ndryshme abuzive rreth 2.2 miliard euro dhe rreth 1.8 miliard euro humben nga evazioni fiskal, nga paaftesia e menxhimit te financave publike, nga humbjet neper dogana, tatime dhe taksa, nga pagesat dytesore per gjyqet e humbura nga qeveria. Pra ne total buxhetit te shtetit i mungojne cdo vit rreth 4 miliard euro. Nese nuk do te vidhet, nese nuk do te kete evazion fiskal dhe nese nuk do te neglizhohet dhe abuzohet me financat e shtetit atehere do te jene minimumi rreth 4 milard shtese ne buxhetin e shtetit dhe te qeverise cdo vit per t'u perdorur me efikasitet ne funksion te zhvillimit dhe mbajtjes se premtimeve. Pervec kesaj, te mos harrojme se nga ky administrim i mire i financave publike do te kete nje rritje vjetore prej 14% ne te ardhurat e GDP e cila do te thote qe ne fund te 4 viteve progresivisht te ardhurat do te arrijne 70%. Kjo rritje e ul maksimalisht brxhin publik. Mos harroni qe edhe Ligji Anti-korrupsion dhe Ligji Anti-Mafia do te veproje fuqishem dhe veprimi i forces e ligjit dhe drejtesise do te kete si rezultat kthimin ne buxhetin e shtetit te financave dhe pronave te grabitura nga qeveritaret keto 6 vite sundim Rilindas. Mos harroni gjithashtu qe projekti ekonomik zhvillues ne industri dhe agroekonomi do te rrise nivelin ekonomik te popullates dhe do t'i shumefishoje xhirot e produkteve dhe te ardhurave te biznesit. Kaq e thjeshte eshte, nese vertete qeveria e ardheshme do te punoje me seriozitet. Shqiperia ka burime te shumta financiare ne krahasim me popullsine dhe rimekembja e saj ekonomike do te jete shume e shpejte, mjafton te zhduken hajdutet e BANDES RILINDJA. Plani GJERMAN dhe FRANCEZ per Shqiperine do te zbatohet 100%!

Shto koment

Denonco