Moneyval: Konfiskimet e pasurive në Shqipëri, shumë larg nivelit të kriminalitetit që ka

Moneyval: Konfiskimet e pasurive në Shqipëri, shumë larg nivelit të kriminalitetit që ka

07:36, 17/11/2019
A+ Aa A-

Raporti i fundit i Moneyval, kritik për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Hetimet e nisura pezullohen ose mbyllen. Gjithë shpresat, te Reforma në Drejtësi. Reagojnë institucionet, ja masat që kemi marrë

Komiteti i Ekspertëve mbi masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, MONEYVAL, është një autoritet i përhershëm pranë Këshillit të Europës, të cilit i është besuar përputhshmëria e standardeve kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. MONEYVAL ndjek efektivitetin e zbatimit të rekomandimeve për autoritetet kombëtare, për të përmirësuar sistemet e tyre. Së fundmi, është publikuar raporti i raundit të 5, përfshirë edhe Shqipërinë, si një vlerësim i përditësuar i efektivitetit të masave që ka ndërmarrë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

MONEYVAL e ka të qartë se autoritetet shqiptare kanë një kuptim të drejtë të risqeve që ka vendi për pastrimin e parave në ekonominë formale dhe ka një mekanizëm kombëtar për politikëbërësit për të adresuar për zgjidhje. Gjithsesi, ky mekanizëm nuk është provuar të ketë qenë plotësisht efektiv.

Sipas raportit, korrupsioni paraqet një risk të madh për pastrimin e parave në Shqipëri. Shpesh të lidhura me organizata me aktivitet kriminal, ai gjeneron shuma domethënëse nga vepra kriminale dhe komprometon funksionimin efektiv të sistemit gjyqësor. Autoritetet shqiptare janë të ndërgjegjshme nga risqet e korrupsionit, por deri tani, zbatimi i ligjit ka marrë vëmendje të kufizuar për të shënjestruar korrupsionin, si të lidhur me pastrimin e parave.

Raporti vlerëson se reforma sinjifikative e drejtësisë që ka ndërmarrë Shqipëria do të adresojë më mirë risqet e korrupsionit. Autoritetet kompetente, në mënyrë sistematike, përdorin Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për të raportuar në shkallë të gjerë sinjalet nga burimet e informacionit, për të filluar procedurat kundër pastrimit të parave, shoqëruar me masa kundër financimit të terrorizmit. Hetime paralele janë hapur si për rastet e pastrimit të parave, ashtu dhe procedimeve kriminale.

Por Moneyval thotë se këto investigime, vetëm në raste të rralla kanë pasur rezultate dhe pjesa dominuese janë pezulluar ose mbyllur nga prokuroria. Raporti nënvizon se Shqipëria ka një kuadër të plotë ligjor për konfiskimin e pasurive nga aktivitetet kriminale, por asetet e konfiskuara duket se janë shumë larg nivelit të kriminalitetit që ka vendi. Lidhur me financimin e terrorizmit, MONEYVAL shënon se perceptimi i risqeve nuk është adresuar në mënyrën e duhur, duke pasur parasysh karakteristikat e financimit të aktiviteteve terroriste në Shqipëri dhe vendet e rajonit. Nuk ka një qasje sistematike për të identifikuar dhe për të hetuar aspektet e financimit të terrorizmit.

Raporti nënvizon se Banka e Shqipërisë ka një kuptim të mirë të pastrimit të parave dhe risqeve të financimit të terrorizmit dhe së fundi, ka përmirësuar raportimin e sistemit offsite, për të mbështetur vlerësimet e risqeve për entitete të ndryshme. Nga ana tjetër, sipas raportit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është në procesin e tranzicionit drejt metodologjisë së bazuar në risk.

Moneyval bën të ditur se, megjithëse janë bërë përpjekje të rëndësishme, as Banka e Shqipërisë dhe as AMF nuk përdorin në mënyrë të vazhdueshme perspektivën e bazuar në risk kur vlerësojnë aplikimet për licencë nga institucionet financiare, ose të marrin qasje sistematike për t’i monitoruar ato, për të shmangur plotësisht riskun e infiltrimit kriminal./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari17/11/2019 10:37

Asgje nuk eshte e veshtire per t'u realizuar nese vertete qeveria e ardhshme dhe politika e re do te kete nje vullnet dhe deshire te mire per te punuar me seriozitet dhe atdhedashuri! Disa pyesin me mosbesim: Ku do t'i gjeje neser Qeveria Basha gjithe ato para per te realizuar premtimet e dhena???!!!! Sipas te dhenave dhe statistikave te KLSH, ne qeverine aktuale prej 6 vitesh buxhetit te shtetit i vidhen ne forma te ndryshme abuzive rreth 2.2 miliard euro dhe rreth 1.8 miliard euro humben nga evazioni fiskal, nga paaftesia e menxhimit te financave publike, nga humbjet neper dogana, tatime dhe taksa, nga pagesat dytesore per gjyqet e humbura nga qeveria. Pra ne total buxhetit te shtetit i mungojne cdo vit rreth 4 miliard euro. Nese nuk do te vidhet, nese nuk do te kete evazion fiskal dhe nese nuk do te neglizhohet dhe abuzohet me financat e shtetit atehere do te jene minimumi rreth 4 milard shtese ne buxhetin e shtetit dhe te qeverise cdo vit per t'u perdorur me efikasitet ne funksion te zhvillimit dhe mbajtjes se premtimeve. Pervec kesaj, te mos harrojme se nga ky administrim i mire i financave publike do te kete nje rritje vjetore prej 14% ne te ardhurat e GDP e cila do te thote qe ne fund te 4 viteve progresivisht te ardhurat do te arrijne 70%. Kjo rritje e ul maksimalisht brxhin publik. Mos harroni qe edhe Ligji Anti-korrupsion dhe Ligji Anti-Mafia do te veproje fuqishem dhe veprimi i forces e ligjit dhe drejtesise do te kete si rezultat kthimin ne buxhetin e shtetit te financave dhe pronave te grabitura nga qeveritaret keto 6 vite sundim Rilindas. Mos harroni gjithashtu qe projekti ekonomik zhvillues ne industri dhe agroekonomi do te rrise nivelin ekonomik te popullates dhe do t'i shumefishoje xhirot e produkteve dhe te ardhurave te biznesit. Kaq e thjeshte eshte, nese vertete qeveria e ardheshme do te punoje me seriozitet. Shqiperia ka burime te shumta financiare ne krahasim me popullsine dhe rimekembja e saj ekonomike do te jete shume e shpejte, mjafton te zhduken hajdutet e BANDES RILINDJA. Plani GJERMAN dhe FRANCEZ per Shqiperine do te zbatohet 100%!

Shto koment

Denonco