Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

FOTO-EMRI/ 'Socialist krenar'! Në Kavajë, votoi për Kongresin e Partisë edhe i dënuari me burg

FOTO-EMRI/ 'Socialist krenar'! Në Kavajë, votoi për Kongresin e Partisë edhe i dënuari me burg

23:50, 16/11/2019
A+ Aa A-

Partia Socialiste zhvilloi sot zgjedhjet për delegatët e Kongresit.

Procesi që nisi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 16:00 u shoqërua me një bojkot masiv nga anëtarësia e PS-së.

Përtej “suksesit” të pretenduar të kryeministrit Edi Rama, ajo çfarë ka ndodhur është se qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë janë pothuajse bosh fare.

Por përveç bojkotit, ka patur edhe disa raste të tjera, “të veçanta”, siç është edhe ai që publikon ish kryeministri Sali Berisha.

Në Kavajë ka marrë pjesë në votime edhe një person, i dënuar me burg për një aferë korruptive prej 6.5 milionë lekësh.

“Votoi sot në Kavajë, së bashku me qindra e mijëra delinkuentë të tjerë për Partinë e Krimit, edhe ish inspektori i policisë Klodian Gogu.

Për kujtesë, Klodiani një vit më parë bëri ca burg i kapur me zë dhe figurë në një aferë korruptive prej 6,5 milionë lekësh ryshfet.

Ai sot është, për shkak te vepres së tij, një socialist krenar, pasi në partinë e Krimit sa më shumë ke vjedhur aq më i nderuar je!”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco