VIDEO/ Shihni si është katandisur aksi Shijak-Durrës, mallkon qytetari: Mos e bëfshin pikën e hajrit...

VIDEO/ Shihni si është katandisur aksi Shijak-Durrës, mallkon qytetari: Mos e bëfshin pikën e hajrit...

22:56, 16/11/2019
A+ Aa A-

Nuk janë pamje që vijnë nga Siria e lutës disa-vjeçare, por nga zemra e Shqipërisë.

Është aksi kombëtar Shijak-Durrës, një prej zonave më të rëndësishme të vendit, edhe në aspektin ekonomik, por që është lënë në mëshirë të fatit.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, dërguar nga një qytetar në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha, rruga është mëse e amortizuar dhe shkak që shumë biznese përreth saj të falimentojnë.

“Kjo është rruga nacionale Shijak-Durrës. As në veri të Sirisë nuk gjenden rrugë të shkatërruara si kjo. Falimentojnë dhjetra servise dhe biznese”, shkruan ish kryeministri Berisha, ndërsa publikon edhe denoncimin e qytetarit

“Përshëndetje doktor. Rruga nacionale Shijak-Durrës. Mos e bëfshin pikën e hajrit ishalla se, gjithë këto servise që ka kjo rrugë po falimentojnë se nuk vjen më njeri nga rruga është bërë gangrenë”. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi17/11/2019 10:15

Mos u ankoni per ate rrugen se jua rregullon katnari Jurgis Çyrbja jua shtron me pilaf me qe e votuat.

S.bishtaja17/11/2019 10:09

Pronari i hotelit ku kam qendruar une ne val d’aosta E kishte shtruar me leket e veta 1,2 km rruge ,per nje hotel tre katësh ????????????, po te kisha une biznes aty do shtroja 20 metra te pakten ,

Shto koment

Denonco