Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Socialistët e Shkodrës 'shuplakë' tjetër Ramës/ Injorojnë votimet për në Kongres

Socialistët e Shkodrës 'shuplakë' tjetër Ramës/ Injorojnë votimet për në Kongres

22:48, 16/11/2019
A+ Aa A-

Ditën e sotme në Partinë Socialiste u zhvilluan zgjedhjet për delegatët, sipas parimit një anëtar një votë. Por duket se deri vonë në mesditë, pjesëmarrja e socialistëve ka qenë mjaft e ulët nëse kihet parasysh se kemi të bëjmë me “votues” të deklaruar dhe me tesera partie në xhep. 

Burime prane Partise Socialiste në Shkodër bëjnë me dije se qendrat e votimit, të cilat jane hapur në oren 8:00 të mengjesit janë mbyllur në orën 16:00.
Por ajo çfarë ka rënë në sy ka qenë pjesëmarrja tejet e ulët e socialistëve të qytetit të Shkodrës.

Burime ende jozyrtare bëjnë me dije se numri i votave në PS qytet Shkodër, ka qenë përafërsisht 400 vota për delegatet  të cilët do të kenë të drejtën të përfaqësojnë Shkodrën në Kongresin e PS. 

Nje "shuplakë" kjo ndaj Kryeministrit Rama njëheresh edhe Kryesocialistit i cili me Shkodrën duket se marrëdhëniet nuk i ka aspak rozë. 
Largimi i Ditmir Bushatit nga posti i koordinatorit, kandidimi i Valdrin Pjetrit, pa marrë në konsideratë mendimin e bazës, por edhe urdhri për largimin e të gjithë drejtorëve duket se janë arsyet të cilat kanë ftohur socialistët e Shkodres me kryesocialistin Rama, i cili në këtë proces duket se merr një përgjigje të drejtëpërdrejtë nga të tijët.

Një nga shakqet që përflitet nën zë, që ka ndikuar, është edhe mosrealizimi i asnjë prej emërimeve në postet drejtuese në Shkodër, të cilat u trumbetuan me të madhe nga kryeministri si një reformim për socialistët në Shkodër.

Ndërkohë që në njesite administrative, si në Rrethina, Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit dhe Dajç, pjesëmarrja ka qenë më e kënaqshme edhe pse ende nuk ka shifra të sakta, raportohet për një pjesëmarrje rreth 50% e anëtarësisë.

Kujtojmë se të drejtën e votës në këtë proces e kanë pasur rreth 3200 anëtarë të PS.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco