Kryemadhi takon simbolin e përmbysjes së komunizmit në Poloni: Një shembull i jashtëzakonshëm se si përmbysen diktaturat

Kryemadhi takon simbolin e përmbysjes së komunizmit në Poloni: Një shembull i jashtëzakonshëm se si përmbysen diktaturat

19:58, 16/11/2019
A+ Aa A-

Gjatë qëndrimit të saj disa-ditor në SHBA, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, përveç takimeve me drejtues të institucionesh në Washington, ka patur një takim të veçantë edhe me Lech Valesan, liderin e lëvizjes Solidarnost në vitet 1980, lëvizje që i dha edhe grushtin e parë regjimit komunist në Europën Lindore dhe ish-presidentin e Polonisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi e konsideron Valesan si një shembull të jashtëzakonshëm se si përmbysen diktaturat.

"Takim shumë i veçantë me Lech Valesa. Me simbolin e përmbysjes së komunizmit në Poloni, drejtuesin e sindikatave Solidarnosh dhe ish Presidentin e Polonisë. Një shembull i jashtëzakonshëm se si përmbysen diktaturat qofshin edhe të forta në aparencë", shkruan Kryemadhi mbi foto.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco