Surpriza/ Kriza kushtetuese, presidenti Meta fton në takim fondacionin Soros

Surpriza/ Kriza kushtetuese, presidenti Meta fton në takim fondacionin Soros

18:39, 16/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta vijon me ftesat e tij, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin dhe krizën institucionale që ka kapluar vendin.

Pas ftesës për takim që, kreu i shtetit i dërgoi kryetarit të PD Lulzim Basha, kryetarëve të partive të koalicionit Opozita e Bashkuar dhe Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë, së fundmi Meta fton dhe Fondacionin për Shoqëri të Hapur, SOROS, dhe organizata të tjera të shoqërisë civile, të angazhuara me reformën në drejtësi. për një takim javën në vijim.

Ftesat për takime nga presidenti i Republikës vijnë pas përplasjeve me mazhorancës sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Duhet rikujtuar se, Kreu i Shtetit, ditën e hënë pritet të dorëzojë në prokurori dhe kallzim penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Dvorani synoi krijimin e një gjendje anti-kushtetutshmërie, duke e vendosur presidentin e Republikës në pamundësi kushtetuese, dhe u përpoq të krijojë një gjendje të faktit të kryer ndaj presidentit. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Profesori 17/11/2019 11:07

Po me qelbesirat e Sorosit c' do o " i vetem ne furtune". Ata jane arkitektet dhe inxhinieret zbatues te kesaj derexheje ku jemi katandisur, ata di te gjykohen si tradhetare te kombit NGA historia. Mos e trazo ate gjiriz i nderuar president, se kuterbimi i tij zgjat ne kohe.

Shto koment

Denonco