Pas Bashës me aleatët, Presidenti Meta fton në takim urgjent edhe Këshillin e Ambasadorëve

Pas Bashës me aleatët, Presidenti Meta fton në takim urgjent edhe Këshillin e Ambasadorëve

18:09, 16/11/2019
A+ Aa A-

Ditën e sotme, përmes një letre publike, presidenti i Repubikës Ilir Meta ftoi në një takim liderin e opozitës Lulzim Basha, bashkë me të gjithë kryetarët e partive aleate me PD-në.

Në ftesën e tij, Meta shprehet se vendi ndodhet në një situatë dramatike, dhe se takimi duhej zhvilluar sa më shpejt, mundësisht para datës 20 nëntor.

Por kreu i shtetit pritet të mos ndalet me kaq.

Burime për Syri.net dhe Syri TV, shprehen se, Presidenti Meta pritet të ftojë javën e ardhshme për një takim Këshillin e Ambasadorëve shqiptarë, për ti informuar këta të fundit për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor, që sipas presidentit, rrezikon izolimin e vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco