Mini-schengeni/ Kim Mehmeti 'shuplakë' Ramës: Anti-shqiptare! Po faktorizon Serbinë

Mini-schengeni/ Kim Mehmeti 'shuplakë' Ramës: Anti-shqiptare! Po faktorizon Serbinë

16:07, 16/11/2019

I ftuar në Syri TV, analisti dhe publicisti nga Shkupi Kim Mehmeti ka komentuar aktualitetin në Shqipëri, por edhe në rajon.

Sa i përket projektit të Mini-Schengenit Ballkanik, Mehmeti e quajti një akt anti-shqiptar, që faktorizon Serbinë në rajon.

“Ti nuk mund ta ndërtosh miqësinë me ata që kanë dalë nga kapota e Millosheviçit, e që nuk kërkojnë falje. Nuk mund të bësh miqësi me dikë që edhe Srebrenicën, që e njeh gjithë bota si gjenocid, ata nmuk e quajnë të tillë. E ti me ata, ulesh, e ndërton Ballkanin pa kufi. Me atë që punojnë natë e ditë kundër njohjes së Kosovës. Çfarë bën ti me këtë? E faktorizon Serbinë si shtet kyç në Ballkan, e faktorizon si paqedashës në Ballkan. Nuk i ndihmon as shqiptarët në Shqipëri, as në Kosovë, as në Maqedoni e as në Luginën e Preshevës. E shihni çfarë politike anti-shqiptare po bëni?”, u shpreh Mehmeti.

“Kur jam marrë unë me Ballkanin pa kufi, Edi Rama as që e dinte që në Maqedoni ka shqiptarë. Por unë isha për një Ballkan me Tiranën kryeqytet, jo me Beogradin”, shtoi publicisti Mehmeti. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco