Zgjedhjet në PS/ Socialistët braktisin edhe partinë, nuk dalin në votime

Zgjedhjet në PS/ Socialistët braktisin edhe partinë, nuk dalin në votime

14:39, 16/11/2019
A+ Aa A-

Ditën e sotme në Partinë Socialiste janë duke u zhvilluar zgjedhjet për delegatët, sipas parimit një anëtar një votë, të cilët do të marrin pjesë në Kongresin e 16 Nëntorit. Por duket se deri vonë në mesditë, pjesëmarrja e socialistëve ka qenë mjaft e ulët nëse kihet parasysh se kemi të bëjmë me “votues” të deklaruar dhe me tesera partie në xhep.

Në një komunikim me mediat kryetarja e Komisionit Zgjedhor të PS, Klotilda Ferhati, ka dhënë shifrat e pjesëmarrjes në qarqe dhe prej tyre duket qartë që vetëm në Peqin shifra e kalon 50% të pjesëmarrësve në këto votime.

Votimet janë mbyllur në orën 14:00 dhe duket se ky trend i braktisjes nga shumica e socialistëve, do të ngelet njësoj. 

Qarku me pjesëmarrje më të lartë:

Elbasani:

Peqin- 55%

Belsh-48%

Cerrik-42%

Elbasan- 39%

Gramshi- 39%

Prrenjasi- 27%

Qarku me pjesëmarrje më të ulët:

Berati:

Ura Vajgurore -37.7%

Kuçova- 30.9 %

Berati -28%

Poliçani- 37.2%

Skrapari- 33%

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari16/11/2019 19:20

Sa e lumtur qe eshte Mamica sepse Skenderbeu kur u perkul per te firmosur, me ne fund pordhi! Ah, Skenderbeu im i dashur, cfare arome te kendshme ka pordha jote!!!! Me e embel se sa aroma e parfumit te fundit te Cristion Dior!!!!

Shqiptari16/11/2019 19:17

HAHAHAHAHAHAAAAAAA! Ku eshte PS-ja??? Ku ka me PS? PS-ja ka vdekur, sot ka 6 vjetoin e vdekjes! Sot ka vetem RILINDJE! Po lerini shifrat e pjesemarrjes ne votimet e Rilindjes, sepse i kane merak vete ata. Deri ne oren 20:00, pjesemarrja ne votime do te shkoje ne shifrat 99.99%, me perjashtim te votes se Agim Kajmakut!

Isufi16/11/2019 14:45

Njesoj jeni dhe ju me PS per kete gje. Ju keni 15 mij antar ne tirane e ne protesta ju dalij a sjubdalin 2000 mij hahahaha

Shto koment

Denonco