Basha: Koorporata e Investimeve, koorporatë e hajdutërisë, dhjetra miliona euro në duart e miqve të Ramës

Basha: Koorporata e Investimeve, koorporatë e hajdutërisë, dhjetra miliona euro në duart e miqve të Ramës

12:48, 16/11/2019
A+ Aa A-

Në takimin me fermerët në Devoll, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha,  tha se tregu vendas është i mbushur me produkte nga rajoni, kjo është edhe arsyeja përse fermët i hedhin në kanale produktet e tyre. ‘E gjitha kjo është rezultat e një qeverie që ka braktisur prej ditës së parë jo vetëm premtimet por edhe për të mbrojtur fermerin shqiptar.’-tha Basha/

‘Fermerët ankohen për braktisjen e fshatit: Po na largohen të rinjtë dhe krahu punëtor. Familja po ikën, djemtë po ikin dhe ne po mbetemi në pikë të hallit. Shkollat po na mbyllen

Bujqësia është e braktisur, fermeri është i nënshtruar presionit dhe terrorit të shtetit

Janë gjashtë apo shtatë sezone që vij këtu pranë jush dhe ndryshimet që shoh, ka ndryshime por nuk janë pozitive.   Janë ndryshime negative, janë hapa prapa. Është bujqësia e braktisur, është fermeri i nënshtruar presionit, terrorit të shtetit, janë taksat dhe kostot e papërballueshme të cilat e bëjnë punën tuaj të pavlerë në këtë treg. Në vend që frytet e djersës tuaj të kthehen në mallra cilësore, në prodhime të freskëta, me kosto të përballueshme për qytetarët, në ushqime cilësore për fëmijët tanë dhe të sjellin fitime për punën kaq të lodhshme të fermerit shqiptarë, ato përfundojnë në kanal, pëfundojnë të pashitura. Dhe kjo e gjitha sepse sektori i bujqësisë dhe blegtorisë është sektori më i braktisur, më i shkelmuar nga kjo qeveri. I braktisur pa mbështetje, pa subvencione, i braktisur sepse taksat e larta dhe çmimet e larta në veçanti të naftës dhe të energjisë e bëjnë të pakonkurrueshëm prodhimin tonë me prodhimin e huaj, pasi vijnë në treg me çmime më të larta, me kosto më të larta.

Çfarë ekonomia është kur me punën e palodhur të fermerit, kosto e mollës shkon 300 lekë të vjetra, ndërsa në treg nuk shitet dot më shumë se 150 lekë-200 lekë të vjetra. Kjo nuk është ekonomi, ky është ekzekutim.

Pse ndodh kjo?!

Sepse Devolli dhe Shqipëria janë i vetmi vend në Ballkan ku qeveria  nuk e mbështet fermerin me para. Pak kilometra më këtej ndodhet Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Dy shtete më të rejat se tonat, dhe të dyja financojnë sektorin e bujqësisë secila prej tyre me 100 mln euro ën vit subvencione për fermerin. Për çdo kile prodhim fermeri kosovar merr një sasi të caktuar eurosh me të cilat arrin në mos të zerojë, të ulë në minimum kostot e naftës e plehrave kimikë, të farave, të fidanëve dhe arrin ët dalë në treg me një prodhiim cilësor, me një prodhim me çmim të arsyeshëm i cili shitet në një çmimi të arsyeshëm por edhe arrin të konkurrojë edhe me prodhime të tjera në tregun e eksportit.

E njëjta gjë edhe me prodhimet e Maqedonisë së Veriut, fruta, perime, bulmet, mish dhe sektorë të tjerë peshkimi, blegtoria në Ballkan dhe kudo në Europë janë në qendër të mbështetjes financiare. Këtu vit për vit mbështetja financiare për fermerin ka rënë. Po të shikojmë zërin e buxhetit për vitin e ardhshëm   është prapë në nivele minimale, dhe ai është vetëm numri që shkruajnë me dorë aty se të gjithë e dimë se as 1/3 e asaj shume nuk vihet në dispozicion,  dhe akoma më pak shpërndahet.

Dhe kujt i shpërndahet?! I shpërndahet një grushti njerëzish. Nga ana tjetër siç e dini fare mirë nga Kapshtica dhe njësoj si nga Kakavija, kamionët ecin me një drejtim, jo nga Shqipëria drejt eksportit por drejt Shqipërisë duke mbytur tregun prodhimet e huaja. E gjitha kjo është rezultat e një qeverie që ka braktisur prej ditës së parë jo vetëm premtimet por edhe për të mbrojtur fermerin shqiptar.  Problemi nuk është mungesa e potencialit, të gjithë e dimë se Devolli ka potencial të jashtëzakonshëm që vihet në jetë nga njerëz punëtorë. Devolli është kthyer në shkollë më vete, për nga fushat e kultivimit të kulturave. Këtu mungon një qeveri që dëgjon dhe ju mbështet. Kjo qeveri ka mbyllur sytë dhe veshët dhe flet me propagandë, të gjithë paratë e buxhetit i jep një grushti oligarkësh.’-tha Basha

Ndërkohë Basha është ndalur edhe te Koorporata e Investimeve të cilën e ka cilësuar koorporatë të hajdutërisë.

‘Koorporata e investimeve është koorporatë e hajdutërisë që është bërë për t’i marrë pronat shqiptarëve, pasuritë publike të shqiptarëve, për t’ia dorëzuar 3-4 miqve të Edi Ramës. Ja pse Edi Rama e ke jetike kapjen e drejtësisë

Kemi një qeveri që ka mbyllur sytë dhe veshët para halleve të njerëzve, flet me propagandë nga mëngjesi në darkë dhe të gjitha paratë e buxhetit i devijon dhe ia jep një grushti oligarkësh.

Të gjitha paratë e taksave tuaja i devijon dhe i bën rrush e kumbulla me të ashtuquajturat konçensione e PPP që në fakt janë emra të sajuar sepse bëhet fjalë për vjedhje të pastra.

Platforma jonë është e qartë dhe e thjeshtë.

Dhënie fund të këtyre praktikave abuzive që e kanë renditur Shqipërinë vendin e tretë më të korruptuar të botës, Sierra Leone, Laosi dhe Shqipëria.

Ky është realiteti, të tjerat janë propaganda e njeriut që hyri në histori si njeriu që e futi Shqipërinë në rekordin më të zi të korrupsionit të ekzistencës së shtetit shqiptar.

Askush nuk e ndjen këtë më shume se sa ju dhe nuk ka propagandë ta fshijë. Nuk ka gënjeshtra dhe mashtrime nga mediat e kapura nga qeveria, ta fshijë.

E shihni si heshtin disa prej mediave kryesore të vendit?

Duhet t’ua fikim ekranet dhe mos i shikoni fare se kanë vetëm një detyrë, t’ju helmojnë mendjen, t’ju mbysin me propagandë, t’ju mbysin me shfaqje të shëmtuara ndërkohë që ata vetë financohen me paratë që ju vidhen ju, nga Edi Rama.

Askush nuk flet për këtë. Jemi të tretët në botë për korrupsion. Si erdhëm këtu? Kush ma solli këtu? Ju e sollët opozita? Sigurisht e solli një njeri i vetëm, i cili e ktheu vjedhjen në art, në qëllimin e vetëm të qeverisë së tij.

Dhjetëra milionë euro janë zhdukur pa lënë gjurmë, i jep 2-3 miqve të tij. Shikoni koorporatën e investimeve, koorporatën e hajdutërisë që është bërë për t’i marrë pronat shqiptarëve, pasuritë publike të shqiptarëve, për t’ia dorëzuar 3-4 miqve të Edi Ramës ‘tha Basha.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco