'Pa lexuar asnjë libër bëhesh ministër; me librezë partie bëhesh edhe drejtor biblioteke'

'Pa lexuar asnjë libër bëhesh ministër; me librezë partie bëhesh edhe drejtor biblioteke'

21:59, 15/11/2019

Publicisti dhe analisti nga Shkupi, Kim Mehmeti, ndjekës i mirë i aktualitetit edhe në Shqipëri, i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në Ora News, ka bërë disa deklarata shumë të forta.

Sipas tij, në vendin tonë lexueshmëria nuk çmohet sepse libreza e partisë të bën më të lexuarin, madje edhe drejtor biblioteke.

"Si mund të kërkoni të ketë ndjeshmëri më të madhe në lexim, në një shtet ku gjithçka është konceptuar në politikë, në politikë bërje, se politika të pasuron, se edhe kur nuk ke lexuar asnjë roman në vit të bën drejtor biblioteke, të bën të bëhesh ministër pa lexuar asnjë ditë. Ne jetojmë në vende ku nuk çmohet lexueshmëria. Libreza e partisë të bën më të lexuarin, edhe drejtor biblioteke", u shpreh Mehmeti.

Deklarata e analistit vjen në një kohë kur në Tiranë zhvillohet Panairi i përvitshëm i Librit, ndërsa kriza politike në vend vijon të jetë gjithmonë edhe më e fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kuku15/11/2019 23:40

Mos e ka me PironMishen drejtorin e biblotekes kombetare babain e Maklen Mishes drejtorin e ri te AMAs?

Shto koment

Denonco