‘Nëse doni të qëndroni në Shqipëri, duhet ti tregoni të çmendurit fjalën rezistencë’

‘Nëse doni të qëndroni në Shqipëri, duhet ti tregoni të çmendurit fjalën rezistencë’

19:46, 15/11/2019
A+ Aa A-

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda,  thotë se nëse Gjykata Kushtetuese zaptohet me forcë nga maxhoranca, mbetet vetëm rruga e parë që tregoi sot Presidenti i Republikës, pra shpërndarja e parlamentit.

Ajo shkruan në “Facebook” se të gjithë shqiptarët që duan të jetojnë në këtë vend duhet të tregojnë kuptimin e fjalës rezistencë.

“Nëse Gjykata Kushtetuese zaptohet me forcë nga kjo maxhorancë mbetet vetëm rruga e parë që sot tregoi Presidenti i Republikës, për të gjithë shqiptarët e vërtetë…

Të gjithë shqiptarët që ende sot duan të jetojnë në këtë vend duhet t’i tregojnë këtij të çmenduri kuptimin e fjalës rezistencë… me pushtuesin, shqiptarët dinë si duhet të sillen”, thotë Mesila Doda.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arian 15/11/2019 20:43

Un nuk po kuptoj nje gje, ku eshte futur opozita dhe cfare pakti ka ber per ta cuar kete vend ne komunizem. Ju me thoni rezistenc pse ku eshte futur kjo opozit kush ta ngreje kete popull ne rezistenc,apo revolt. Dikush duhet ta udheheqi qe ti rrezojm keta bir komunistash

Shto koment

Denonco