‘Mafiozë me kravatë, të lidhur me shtetin’/ Deklarata e prokurorit italian që citoi Basha

‘Mafiozë me kravatë, të lidhur me shtetin’/ Deklarata e prokurorit italian që citoi Basha

19:45, 15/11/2019
A+ Aa A-

“Janë mafiozë me xhakete dhe kravatë, janë të zotë në punen e tyre dhe janë të lidhur me shtetin në Shqipëri”.

Kështu deklaroi nga Tirana, Prokurori kombëtar i Antimafies italiane, Federico Cafiero De Raho.

Sipas tij, krimi shqiptar ka një bashkëpunim të ngushtë me organizata të tjera të huaja, siç është edhe Ndragheta, me synim kontrollin e territoreve dhe porteve në Europë dhe më gjerë. Sipas prokurorit italian, mafia shqiptare është bërë palë me Ndraghetan dhe bashkëpunon me të.

Kësaj deklarate të fortë iu referua edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë konferencës për mediat pak minuta më parë.

Sipas kryedemokratit, kjo mjafton për të kuptuar se kush ka lidhje me mafien e kush e do kapjen e reformës në drejtësi. Basha shtoi se, kryeministri Edi Rama është njeriu që ka interes më shumë të kapë reformën, pasi ai e di se rrezikon të dënohet.

Konferenca e plotë e Lulzim Bashës:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco