Paralajmërimi i fortë i Bashës: Loja me durimin e shqiptarëve do të ketë pasoja të rënda

Paralajmërimi i fortë i Bashës: Loja me durimin e shqiptarëve do të ketë pasoja të rënda

19:15, 15/11/2019
A+ Aa A-

Gjatë konferencës me mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh edhe një herë se rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza janë zgjdhjet e parakohshme.

Sipas tij, kjo gjë do t'i jepte fund një pseudo-parlamenti dhe një pseudo-opozite.

“Ka një rrugëdalje nga ky batak Surreli. Duke nisur me zgjedhjet e parakohshme që do ti japin fund paligjshmërisë dhe pseudo-parlamentit dhe pseudo-opozitës që është faqja e zezë e faqes më të zezë. Është bërë shërbëtore e një bande që nuk përfaqëson as çerekun e socialistëve të ndershëm.

Zgjidhja është rruga që po merr vendi fqinj, Maqedonia e Veriut, ku klasa politike mori përgjegjësitë dhe shkoi drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Loja me durimin e njerëzve do të ketë pasoja të rënda”, u shpreh Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arian 15/11/2019 20:54

Po kur more zotri se mori fund ai vend, Apo kemi koh deri sa te behet von. O ngrije ate popull ose hap krahun se pa revolt nuk hiqen keta maskarenj. Nese equan veten lider vepro, per ndryshe nuk je per ate vend. Boll vetem duke akuzuar ok dakord. Por vepro u lodhem duke tet degjuar.

t15/11/2019 19:25

Na lodhe me keto deklarata.E dine te gjithe qe kjo eshte zgjidhja,por pa ref.zgjedhore ska zgjedhje.Edhe nqs behet ref.zgjedhore,si do arrish te besh zgjedhje te parakoheshme kur rama nuk pranon.Me frymen e shenjte?

Shto koment

Denonco