Basha: Rama e ka jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Gabon nëse mendon se do ia hedhë Bundestagut

Basha: Rama e ka jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Gabon nëse mendon se do ia hedhë Bundestagut

19:09, 15/11/2019
A+ Aa A-

Në një konferencë për mediat nga selia e PD, Lulzim Basha komentoi zhvillimet e fundit në vend dhe përplasjet Kuvend-Presidencë për Gjykatën Kushtetuese.

Sipas kryedemokratit, Edi Rama e ka jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe sjellja e tij, sipas Bashës, po pengon rrugën europiane të Shqipërisë.

“Kemi qenë dëshmitarë të një ngjarje të paprecedentë sa i përket marrëdhënies me kushtetutën. Rasti i Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregun se kush nuk e do drejtësinë e pavarur. Ka investuar prej 3 vitesh për të kapur drejtësinë. Synuan kapjen e një anëtari të Gjykatës së Kushtetutës, i cili i takonte të emërohej nga Presidenti i Republikës. Kushtetuesja në momentin që do të ngrihet, do të gjykojë çështje të rëndësishme, si farsa e 30 qershorit dhe nismën e Kuvendit për të shkarkuar Presidentin”, tha Basha.

"Rama e ka jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Nëse mendon se do ia hedhë Bundestagut me makinacione, e ka gabim. Është institucioni më i informuar për atë çfarë po ndodh në Shqipëri. Për interesat e tij personale po pengon rrugën europiane të Shqipërisë. Shqipëria ka nevojë jetike për një drejtësi të pavarur. SPAK dhe BKH janë jetike”, u shpreh Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco