Kreu i ri i AMA/ Këshilltari i Veliajt dorëzon dosjen pak minuta para mbylljes së procesit

Kreu i ri i AMA/ Këshilltari i Veliajt dorëzon dosjen pak minuta para mbylljes së procesit

16:29, 15/11/2019
A+ Aa A-

Sot është mbyllur afati për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA.

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se, një nga dy kandidatët që kanë depozituar aplikimin është Maklen Misha dhe personi tjetër është Edvin Kukunja, aktualisht këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë.

Maklen Misha ishte paralajmëruar në media edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha si personi i caktuar për të marrë drejtimin e këtij institucioni me bekimin e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ligji për mediat parashikon që për nisjen e vlerësimit të kandidatëve duhen të paktën 4 anëtarë në garë, çka do të thotë se gara do të rihapet sërisht. 

Maklen Misha është i biri i Pirro Mishës, ish anëtari i AMA-s, i cili dha dorëheqjen para 1 muaji për tu bërë drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Image

Edvin Kukunja:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco