LIVE/ Presidenti Meta kallëzon në gjykatën e shkallës së parë Ardian Dvoranin. Ja akuzat

LIVE/ Presidenti Meta kallëzon në gjykatën e shkallës së parë Ardian Dvoranin. Ja akuzat

15:31, 15/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur të kallëzojë penalisht tek Prokuroria e Krimeve te Renda, kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin.

Sipas Presidentit Ilir Meta, Dvorani akuzohet për dy vepra penale.

‘Kallëzim penal si president i Republikës kundër Ardian Dvorani, me detyrë si kryetar i KED.

Unë presidenti i Republikës akuzoj Dvoranin për këto vepra penale, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim titulli apo detyre shtetërore’. Baza ligjore, Kushtetuta e Shqipërisë dhe Kodi Penal’, deklaroi presidenti Ilir Meta.

Pjesë nga deklarata e Presidentit Ilir Meta:

Ditën e hënë do të bëj kallëzim penal si President kundër zotit Ardian Dvorani me detyrën kryetar i KED-së me adresë gjykata e Lartë.

Unë presidenti i Republikës akuzoj Dvoranin për këto vepra; shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore, baza ligjore kushtetuta e Shqipërisë. Të nderuar zonja dhe zotërinj prokurorë.

Veprimet dhe mos veprimet e Ardian Dvoranit kanë cenuar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pasi kam konstatuat veprimet dhe mos veprimet, ato përbëjnë vepra të qarta penale, bazuar në nenet  281 Presidenti parashtron këtë kallëzim me qëllim fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përvetësimi  detyrës shtetërore apo titulli.

Gjatë detyrës ai me dashje ka shpërdoruar funksionon dhe ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jamarber15/11/2019 16:34

Trim strapari, qe ta plotesoje kauzen tende, perse nuk kallzove ne prokurori te krimeve te renda edhe ato anetare te vetingut te cilet e konfirmuan Dvoranin ne detyre edhe pse kishte “harruar” te deklaronte 100 milion leke? Edhe ata jane pjese e ketij veprimi mafioz, po aq sa Dvorani dhe Rilindasi qe I komandon

Shtetrrumpalle 15/11/2019 16:26

ky Dvorani, me urdher te KMKC, qendron në detyre pertej cdo limiti ligjor dhe ne kundershim me kushtetuten dhe vendimet e gjykates kushtetuese, te cilen nga hakmarrja e shkriu Ka 7 vjet qe i ka mbaruar mandati dhe nxjerr vendime te pavlefshme

Shto koment

Denonco