Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

LISTA për në KED/ Ja kush janë 5 anëtarët e Kushtetueses

LISTA për në KED/ Ja kush janë 5 anëtarët e Kushtetueses

15:27, 15/11/2019
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot listën e anëtarëve të saj, që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Më poshtë njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që plotësojnë kushtet e parashikuara në Ligj, për të qenë Anëtarë të Keshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në mbështetje të nenit 221 të ligjit nr.115/2016 ‘Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë’, i ndryshuar me ligjin nr.47/2019 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2016 ‘Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë’, sot, më 15.11.2019, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

1. Znj. Vitore Tusha, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese;

2. Z. Besnik Muçi, gjyqtar;

3. Znj. Elsa Toska, gjyqtare;

4. Znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare;

5. Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco