Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Reagon Gjykata Kushtetuese: Njohim 3 anëtaret e rinj të betuar tek Presidenti/ Nuk njihet Arta Vorpsi

Reagon Gjykata Kushtetuese: Njohim 3 anëtaret e rinj të betuar tek Presidenti/ Nuk njihet Arta Vorpsi

15:08, 15/11/2019
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese ka reaguar zyrtarisht për situatën në të cilën ndodhet, pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj.

Në një njoftim për mediat, thuhet se kjo gjykatë përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

‘Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti’, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas Gjykatës ‘është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës’.

Një ditë më parë tek presidenti Ilir Meta janë betuar tre anëtaret e reja, Elsa Toska, Fiona Papagjoni dhe Marsida Xhaferrllari.

Njoftim për median:

Jemi njohur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë sot, në datën 15.11.2019, për “Shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”.

Në citim të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.

Për sa më sipër, lidhur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese sqaron se, edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj.

Për këtë arsye ajo nuk mund të ushtrojë kompetencat e saj thelbësore apo juridiksionale lidhur me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis pushteteve apo organeve kushtetuese, si dhe as ato kompetenca që lidhen me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik.

Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese si një institucion i pavarur, duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin e saj organik dhe legjislacionin në fuqi, si dhe praktikat administrative të ndjekura ndër vite, me qëllim sigurimin e kushteve normale për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së saj, është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz15/11/2019 15:28

Le te haje m... gjith diten tashi banda e ridhjerjes me Edver Taqi Kelliren ne krye, e me pas me rradhe, Tualet Palla, Erisa Spirobrima, Mozi Lapangjozi, Braçe xhepisti, Tak Braho krimineli e gjith parlamuti i horrave.

Ada 15/11/2019 15:23

Hapa te vegjel per ndryshime te medha. Ndarja e pushteteve duhet te funksionoje dhe kushtetuta te jete themeli i kesaj pavaresie. Gjykata kushtetuese duhet te zgjidhe shume ceshtje, per te cilat kane apo nuk kane interes pushtetet e tjera, por gjithmone ne interes te mbrojtjes se kushtetutes dhe parimeve kushetuese.

Shto koment

Denonco