Vonimi i rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë, KQZ-ja i drejtohet qytetarëve

Vonimi i rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë, KQZ-ja i drejtohet qytetarëve

13:51, 15/11/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka, i është drejtuar sot qytetarëve të Kosovës me një deklaratë në të cilën shpjegon arsyen e vonesën në daljen e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Në të thuhet:

Si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhje e shoh të nevojshme të njoftoj qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi zgjedhor është në fazë të rëndësishme të tij dhe se aktualisht si institucion jemi duke zbatuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e më shumë se 1 mijë e 400 vendvotimeve.

ImageNë këtë fazë, e shoh të nevojshme që të jap këtë mesazh për të gjitha palët që janë pjesë e procesit si dhe duke ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre të tregojnë kujdesin maksimal për integritetin e procesit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; t’u përmbahen rregullave dhe procedurave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve dhe të ruajnë qetësinë e t’i shërbejnë procesit demokratik.

Gjithashtu, u bëj me dije se çdo cenim i procedurave dhe rregullave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve është në kundërshtim me deklaratën e vëzhguesit të nënshkruar prej tyre si dhe në kundërshtim me ligjin.

Zyrtarët e numërimit duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre në mënyrë të lirë, të papenguar dhe profesionale.

Çdo ndërhyrje në punën e zyrtarëve të numërimit vështirëson dhe ngadalëson procesin për certifikimin e rezultateve përfundimtare si dhe detyron KQZ-në të marrë masa ndaj personave që nuk respektojnë rregullat për vëzhgim.

Çdo palë e cila ka vërejtje për administrimin e numërimit në QNR mund të bëjë ankesë në PZAP, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme është i qartë në këtë drejtim: “Ankesat lidhur me administrimin e numërimit në QNR dorëzohen me shkrim pranë PZAP-it brenda 24 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”.

Unë mirëkuptoj vërejtjet për kohëzgjatjen e procesit zgjedhor, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka për obligim ligjor që të zbatojë vendimet e institucioneve gjyqësore dhe të gjithëve na takon që të kujdesemi për këtë proces zgjedhor që të gjithë e vlerësuan si një nga proceset më të mira në historinë e zgjedhjeve të vendit tonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco