Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Rama: Meta e ka përplasjen me drejtësinë, jemi në një linjë me SHBA dhe BE

Rama: Meta e ka përplasjen me drejtësinë, jemi në një linjë me SHBA dhe BE

11:28, 15/11/2019
A+ Aa A-

Që në nisje të fjalës në Kuvendi, Kryeministri Edi Rama sulmoi ashpër Presidentin, duke thënë se atij i ka humbur busulla.

Rama tha se kjo nuk është përplasje me Ilir Metën, por një përplasje mes Ilir Metës dhe drejtësisë. Kreu i ekzekutivit tha se Meta e ka kthyer Presidencën në një frëngji.

Kryeministri përmendi disa herë ndërkombëtarët, duke deklaruar se sulmet e Metës janë ndaj SHBA dhe BE. Kurse Rama tha se ai dhe qeveria e tij është në një linjë me SHBA dhe BE.

“Edhe njëherë Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme me historinë e zakonshme me Ilir Metën. Edhe njëherë përplasja është jo mes nesh dhe Metës, por mes Metës dhe drejtësisë. Edhe njëherë tjetër, për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella, jemi përballë si Kuvend me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e Presidencës në një frëngji, prej ku sulmon nga të katër anët, duke qenë ne këtu 100 përqind në të njëjtën linje me SHBA e BE.

Është e lehtë të kuptohet pse si çdo herë tjetër Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të palëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE, duke na vënë të gjithëve në një pozitë jokomode dhe të turpshme, sepse insinuon haptas se këto përfaqësi të nderuara të shteteve, që janë qysh në ditën e parë të procesit të reformës në drejtësi, promotorë dhe mbështetëse të reformës, akuzohen si të korruptuara. Nuk ka më turp, e pas kësaj besoj nuk ka as nevojë të zgjatemi për të shpjeguar arsyet që na sjellin këtu dhe drejtësinë e vendimmarrjeve tona, ndaj këtë herë nuk do merrem me Ilir Metën por me drejtësinë”, tha Rama.

"Është ende në ardhje dhe kërkon shumë durim dhe mbështetje nga ana jonë. Për të gjithë ata që ndjekin këtë episod të ri të historisë së vjetër, dua të them se përpara se ne të vendosnim dhe të bënim ateë që Kuvendi bëri duke zgjedhur dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, brenda afateve, ne jemi dakordësuar 100% me aleatët strategjikë dhe i jemi referuar 100% ekspertëve të tyre”.

Rama theksoi se beteja e qeverisë nuk është me Presidentin, por me atë që e ka quajtur KÇK: “Sot, ajo që duhet të ishte drejtësi është rëndom padrejtësi, pas një numri prokurorësh e gjyqtarësh që janë pjesë e KÇK. Beteja jonë sot nuk është me Ilir Metën, por me KÇK”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz15/11/2019 15:17

Kryetari i KÇK Edver Taqi Llumi, po flet para prlamutit te mbushur me injorante dhe gelbaza enveriste per drejtesine! Po per çfar drejtesie flet ky kryehorr qe deklaronte 3000 dollare dhe si i pastrehe, dhe tashi ve kollare 2000 dollarshe dhe banon ne sarajet e Surrelit?! Per çfar drejtesia flet kryebajga, kur i premton banoreve te unazes qe shtepite e tyre nuk do shemben, dhe ju çon horrat e Llesh Kimikut ne 5 te mengjesit per ti helmuar me gaz, femije gra e burra, pleq e plaka dhe per ti lene ne mes te kater rrugeve?! Per çfare drejtesie flet ky kryezorraxhi, kur denohen njerez te varfer per 2000 lek drita te pa paguara me burg, dhe ministri tij i brendshem jeshilon vendin me droge, dhe nuk i hyn gjemb ne kembe?! Ti Edver Taqi Mutacaku do te kesh nje fund, por ai fund do te jete shum here me i tmerrshem se ai i Sadamit dhe i Kadafit, do perdhunohesh ne grup, dersa te te dale shpirti me siklet, sigurisht nga te ngjashmit e atyre qe fute ne politike ti o horr!

Osumi15/11/2019 12:04

Ketij pisi qe kemi (une personalisht nuk e njoh per km) per km vetem nje njeri i vjen per havale dhe ky eshte malesori prej Skrapari Presidenti yne i nderuar. Ky km duhet larguar me dhune duke perdorur te gjitha mjetet rruge tjeter nuk ka. Qendrini ne detyre i tij eshte me pasoja te paparashikueshme.

t15/11/2019 11:47

Shperndaje kuvendin o Mete,se deri tani je ne rregull

Shto koment

Denonco