'Refuzoj të ulem me ju, z. Gjinushi, jeni turpi i shkencës!' Dhimitri ikën nga mbledhja

'Refuzoj të ulem me ju, z. Gjinushi, jeni turpi i shkencës!' Dhimitri ikën nga mbledhja

11:06, 15/11/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e re e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, nga radhët e deputetëve që mbushën Kuvendin,  e ka sulmuar ashpër sot Skënder Gjinushin, kryetarin e vetëshpallur të Akademisë së Shkencave, siç e cilësoi ajo vetë. Dhimitri e refuzoi praninë e tij para Komisionit dhe pasi e konsideroi një “turp për shkencën”, iku në mënyrë demostrative nga mbledhja.

 Ja debati i tyre: 

Dhimitri: Me çfarë statusi vini në këtë lloj komisioni?

Gjinushi: Në statusin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Dhimitri: Me sa dimë ne, ju nuk jeni dekretuar, jeni vetëshpallur.

Gjinushi: Tani, “vetëshpalljet” këtu janë bërë rutinë, kështu që s’ka problem.

Dhimitri: Vetëshpalljet janë të qeverisë moniste që ju ka zgjedhur juve këtu!

Gjinushi: “Qeveri moniste”? ku e mbani mend ju?!

Dhimitri: Patjetër, patjetër, dhe ju jeni pjesëtar i asaj qeverie me këtë lloj përzgjehdjej që është bërë.

Gjinushi: Jeni shumë e vogël të mbani mend monizmin.

Dhimitri: Zoti Gjinushi, nuk keni kompetenca për të folur në këtë lloj komisioni. Shkresat që ju dërgoni në këtë komision janë të paligjshme sepse vijnë nga një kryear i vetëshpallur.jo i dekretuar. Unë refuzoj të ulem me ju në të njëjtën tavolinë, se ju jeni turpi i shkencës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shpresehumburi18/11/2019 10:07

falemners zonjë

Gramos16/11/2019 15:45

Sa mir ja paske bo ktij Sasha ordinerit! Fosile e komunizmit, njeri i pavlere dhe i pamoral, kryetar i banditeve te revolucionit gjakatar te 97, kryetar i skafisteve kriminele qe hidhnin ne det bijt e nonave. I ndjeri Azem Hajdari i vinte hakut, i tha ne mes te parlamentit, çfar te presesh nga Skender Gjinushi, kur ai akoma fle me kunaten?! Ky esht veç nje gelbaze enveriste dhe ke bo shum mir qe ja ke thy turinjt moj zonje e nderuar.

Shto koment

Denonco