Paralajmërimi i Metës: Parlamenti shpërndahet me një dekret, po afron dita e referendumit

Paralajmërimi i Metës: Parlamenti shpërndahet me një dekret, po afron dita e referendumit

10:46, 15/11/2019
A+ Aa A-

‘Parlamenti shpërndahet me një dekret’.

Kështu u shpreh presidenti i vendit, Ilir Meta, duke thënë se një bandë uzurpatorësh po përdhosin Kushtetutën prej dy vitesh.

Meta tha se në momentin e duhur do i drejtohet popullit dhe gjithë botës në mbrojtje të demokracisë.

“Po afron dita e referendumit”, tha Meta.

“Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri sesa Kushtetuta, e cila ka vetëm një garant të padiskutueshëm që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekja për të dhunuar Kushtetutën në përpjekje për të kapur përfundimisht të gjithë sistemin e drejtësisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura”, theksoi Meta.

“Për të gjithë ata që dinë të lexojnë Kushtetutën dhe meqënëse po afron 22 nëntori, dita kur populli votoi me referendum Kushtetutën, kam një paralajmërim të fundit për ata që mendojnë se betimi i Metës me dorën mbi Kushtetutë si President ka qenë një proces formal apo ceremonial. Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale do t’i bëj të qartë se kjo është Kushtetutë që mbron popullin dhe do të jetë detyrë e popullit dhe e Presidentit t’i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

QYTETARI dt 15 nntor 201915/11/2019 11:21

Si do ta shpërndani parlamentin z. Meta , me një dekret thoni më 22 nëntor. Po ta bënit këtë do të ishte një ngjarje e madhe që do të hynte në histori.. Por juve e dini se të gjitha dekretet që keni nxjerë jua kanë bërë " Nul" Xhonturqit e rinj që po qeverisin vëndin....Atëhere si ?..Apo po e ndjeni rrezikun e shkarkimit nga Gjykata Kushtetuse e cila, po bëhet çështë e mundur të kapet nga Mazhoranca për ta bërë më të lehtë shkarkimin tuaj.Dhe ju njëherë thoni " do vras veten si S. Alente në Kili". Njëherë tjetër do jap dorheqjen. Sot po thoni shpërndaj parlamentin me një dekret. Ju kanë shpallur luftë institucjonale se nuk po ju shkon pas ujrave Xhonturqve të rinj të veshur ne poture z Meta. Tregohu burrë shteti dhe shpërndaje parlamentin po pate "bythë." Ose në rast të kundër mos u bëj "lolo" por pozicjonohu në një front tjetër ku do të kesh respektin e popullit..

Shto koment

Denonco