Xhaferllarit i caktohet zyrë/ A është ky ‘sugjerimi’ i huaj për betimet?

Xhaferllarit i caktohet zyrë/ A është ky ‘sugjerimi’ i huaj për betimet?

09:03, 15/11/2019
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm, në godinën e Gjykatës Kushtetuese u paraqitën për të nisur punën Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari.

Asnjëra nuk pranoi të flasë për median, ndërkohë që një ditë më parë Vorpsi u betua tek noterja, kurse Xhaferllari në Presidencë.

Por a mund të pranohet kjo mënyrë betimi e Vorpsit? Burime nga mazhoranca i thanë A2 se procedura është rakorduar me partnerët ndërkombëtarë dhe mbështetet në një rekomandim të Komisionit të Venecias, që i cilëson betimet si akte të thjeshta ceremoniale.

Nga ana tjetër, Fax News raporton se Vorpsi ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese për shkak se ajo ka aty një zyrë si këshilltare ligjore.

Kurse Xhaferllarit i është caktuar një zyrë, makina dhe pritet të nisë përllogaritja e pagës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

futja kot15/11/2019 09:38

Kllockat do i rregullojme si do i rregullojme! Atyre nuk do u mbetet hatri! Rendesi ka qe Luanit atje jashte te mos i prishet imazhi per katrahuren qe gatoi e po gaton akoma ne Shqiperi!

Loran shehu15/11/2019 09:23

Po normale si mund te behet gjykatse kjo Vorpsi qe i betua ke gara shitesja skandal

Shto koment

Denonco