Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës
Berisha sulmon ashpër Dvoranin: Skllav i krimit. Ka 100 milionë që nuk i justifikon
Në studio me Mirela Milorin, ish kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të forta drejt kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit.
Sipas Berishës, Dvorani është njeri pa dinjitet dhe e futi gjykatën Kushtetuese në një krizë të turpshme.
Për më shumë
Meta pozon me Gjykatën e re Kushtetuese: I lumtur që pas dy vitesh fillon funksionimi
Sonte në mbrëmje në Presidencën e Republikës mori jetë Gjykata e re Kushtetuese.
Tre anëtarë të rinj të kësaj Gjykate u betuan para Presidentit të Republikës Ilir Meta duke plotësuar kështu të gjitha vendet vakante për rivënien në funksion të këtij institucioni të rëndësishëm.
Për më shumë
'Kushtetuesja', Basha: Puç institucional, duan gjyqtarë që falen natën në Surrel
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim në Sarandë me operatorët turistikë të zonës. Ai komentoi edhe zhvillimet e fundit sa i përket Gjykatës Kushtetuese.
Për më shumë
Parodi e drejtësisë/ Ish-Eurodeputetja ironizon betimin e Arta Vorpsit: BE të veprojë
Ish eurodeputetja Doris Pack ka ironizuar nëpërmjet një postimi në tëiter, betimin e Arta Vorpsit përpara një noteri publik, duke e cilësuar si deligjitim të drejtësisë dhe duke i kërkuar BE të veprojë menjëherë.
Për më shumë
Meta: Nuk kam frikë as nga Rama, as nga SPAK, as nga ‘Uliks’ Manja
Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se qeveria ka si synim të kapë institucionet e reja të drejtësisë dhe sidomos Gjykatën Kushtetuese. Në emisionin “Opinion” ai tha se nuk ka asnjë frikë për shkak të veprimeve që ka marrë.
Për më shumë
https://www.syri.net/politike/294419/meta-nuk-kam-frike-as-nga-rama-as-nga-spak-as-nga-uliks-manja/
Atentati ndaj prokurorit/ Berisha: Ja kush është Rrumi i vërtetë
Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në ABC News, komentoi edhe atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, duke e quajtur një superskandal.
Për më shumë
https://www.syri.net/politike/294403/atentati-ndaj-prokurorit-berisha-ja-kush-eshte-rrumi-i-vertete/
Basha i vendosur: Do anulojmë PPP-të korruptive, premtimet ekonomike mëse të realizueshme
Lulzim Basha mbetet i vendosur që me të marrë pushtetin do të anulojë të gjitha projektet PPP të denoncuar në vijimësi nga opozita si afera korruptive.
Për më shumë
'Shqipëria në rrezik'/ Apeli i Nokës: Heshtja sot, paguhet shtrenjtë nesër. Shqiptarët që heshtën në 1945, e paguan
“Shqipëria në rrezik. Kushtetuta përdoret si rreckë”. Kështu shprehet ish deputeti i PD-së, Flamur Noka.
Për më shumë
FOTO/ 'Shëroj të sëmurë, zgjidh halle kushtetuese'; plas gallata në rrjet me 'betimin' e Arta Vorpsit
Ish-kryeministri Sali Berisha ironizon "betimin" e Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese pranë një notereje.
Për më shumë
Vrasja në Vlorë/ Zbulohet pista kryesore e hetimit
Zbulohen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Kreshnik Dashajt në Vlorë.
Viktima u ekzekutua teksa po kthehej në shtëpi nga puna në një fabrikë këpucësh.
Për më shumë
https://www.syri.net/kronike/294182/vrasja-ne-vlore-zbulohet-pista-kryesore-e-hetimit/
Deputeti i Merkel, raportues për Kosovën në KE/ Haradinaj mirëpret zgjedhjen e gjermanit
Komiteti për Çështje Politike i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka emëruar gjermanin, Peter Beyer, si raportues për situatën në Kosovë.
Për më shumë
Britania po shkel detyrimet ndaj BE-së, Brukseli nisë procedurat juridike kundër saj
Brukseli nisi një procedurë kundër Britanisë, mbi "shkelje të detyrimeve të Traktatit të BE duke mos sugjeruar një kandidat për postin e Komisionerit të BE", tha Komisioni Evropian në një deklaratë të enjten.
Për më shumë
Edi Reja flet i zhgënjyer: Shqipëria luan keq me kundërshtar të dobët!
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka folur pas barazimit 2-2 ndaj Andorrës në ndeshjen që u zhvillua në “Elbasan Arena”.
Për më shumë
Kosova mundet nga Çekia, ‘Dardanët’ humbasin shansin për kualifikim
Kosova është mundur me rezultatin 2-1 në përballjen ndaj Çekisë, e vlefshme për eliminatoret e EURO2020.
Për më shumë
https://www.syri.net/kosova/294432/kosova-mundet-nga-cekia-dardanet-humbasin-shansin-per-kualifikim/
© SYRI.net