'Ta gëzoni reformën në drejtësi'/ Reagon aktivisti: Nipi i atij që më pushkatoi gjyshin, sot kryeson listën për kryeprokuror

'Ta gëzoni reformën në drejtësi'/ Reagon aktivisti: Nipi i atij që më pushkatoi gjyshin, sot kryeson listën për kryeprokuror

23:05, 14/11/2019
A+ Aa A-

Prokurori Olsian Çela është renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

Çela ka grumbulluar 459 pikë, më pas në vendin e dytë është renditur Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Por lidhur me kandidaturën e tij ka reaguar edhe mjeshtri i memeve, aktivisti Genc Sejko, raporton Syri.net.

Përmes një postimi në Facebook, Sejko shprehet se, kandidati për Kryeprokuror është nipi i ish kryeprokurorit të regjimit komunist, Aranit Çela, i cili është edhe firmëtari i pushkatimit të gjyshit të tij, Taho Sejko.

“Ky është gjyshi im. I pushkatuar nga gjyshi i atij që kryeson listën për t’u zgjedhur Prokuror i Përgjithshëm. T’a gëzoni reformën në drejtësi. Do më falni mua, që nuk i bashkohem entuziazmit tuaj dhe të atyre që shkruajnë nga rruga e Elbasanit”, shkruan Sejko në postimin e tij.

Image

Emri i Olsian Çelës është mbuluar me hije të forta dyshimi për një prej dosjeve më të nxehta të kohëve të fundit për drogërat e forta. Bëhet fjalë për hetimet për “Xibrakën”, ku Çela ka qenë prokuror i këtij rasti. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi17/11/2019 19:53

Arjano shko qiu dhe ti me rilindjen pra se qenke dhe ti kelysh komunisti, mos na jep mend shume.

Arian16/11/2019 15:40

Po ça Pret ti, nuk e ben drejtesia, beje ti, hakmerru. Po llapni kot

Arberi 15/11/2019 02:19

Shikojeni sa i ngjan gjyshit te vet ky mër shikojeni mer popull kte te rilindurin e partie oreee cfare bohet kshu na erdhen komunistet ne pushtet prape. Dhe me ne fund populli flen gjum se i pelqen kur ja fusim komunistet, fleni popull fleni se po ju vjen vdekja dhe pak.

Arberi 15/11/2019 02:14

Uuueeeee cfare bohet prape pjella e keqe e ketij vendi kerkon te jete aty neper poste ku ishin gjysherit e tyre kriminel. Prandaj e ka emrin rilindje e kuptova me ne fund qe po rilindin kelyshet qe ne vitet 90 u fshehen poshte krevatit dhe ushqimet ja blente ndonje komshi zemer mire se i vinte gjynah. Ohhhhh Neritan Ceka te qifte gjithe Shiperia nonën qe ja ndryshove drejtimin turmës ne demostrata.

Shto koment

Denonco