Atentati ndaj prokurorit/ Berisha: Ja kush është Rrumi i vërtetë

Atentati ndaj prokurorit/ Berisha: Ja kush është Rrumi i vërtetë

21:08, 14/11/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në ABC News, komentoi edhe atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, duke e quajtur një superskandal.

Berisha tha se në makinë me Ndojën ishte edhe një person me pseudonimin Rrumi. Por Berisha tha se pas Rrumit fshihet Edi Rama, të cilin e quajti ‘Rrumi i vërtetë’.

Sipas ish-kryeministrit, historia na kthen pas në vitin 2012, kur ai pati një debat me Edi Ramën për një investim që do bëhej në Gjirin e Lalëzit me vlerë 1.5 miliardë euro.

Berisha tha se investimin do e bënte një kompani nga Katari, ONMIX, me një kontratë me qeverinë dhe fshatarët e zonës. Por ndaj investimit nisën protestat, për të cilat është spekuluar gjerësisht se nxiteshin nga Rrumi. Berisha tha se pas këtyre protestave qëndronin socialistët.

“Humbëm zgjedhjet, çfarë ndodhi: në shtator të 2013-ës, në një nga aktet më të para, ONMIX-it i prishet kontrata me fshatarët, në vitin 2014, Edvin Mafia i prish kontratën me qeverinë shqiptar. Rrumi i vërtetë nuk është ai në spital. Rrumi i vërtetë është Edi Rama,” tha Rama.

Sa i përket gjyqeve për tokën, Berisha akuzoi se avokatja e shtetit dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ishin në krah të Rrumit në këtë histori pasi nuk mbrojtën interesat e shtetit.

Në vitin 2016, Berisha tha se ishte takuar me pronarin e ONMIX, që i kishte thënë se Edi Rama po i rikthente kontratën. Por menjëherë pas saj, ai u dhunua barbarisht nga Rrumi, duke i lënë 37 fraktura. Biznesmeni braktisi vendin.

Ish-kryeministri deklaroi se autor i këtij atentati është policia shqiptare.

“Ai është atentat, derisa të zbardhet e vërteta, autori është policia. Kush e dinte se ata po hanin drekë atje, se shkoi Rrumi, se kishte materiale në makinë? Kush po i ndiqte? Ata i ndjek vetëm policia. Po nuk e gjetën atentatorin, e ka bërë policia. Janë vrarë edhe njerëz me anti-tank, dhe këto Rama i di mirë, dhe janë vrarë nga banda nën mbrojtjen e Policisë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco