Betohen tri anëtaret e Kushtetueses/ Meta sqaron vakancat e plotësuara

Betohen tri anëtaret e Kushtetueses/ Meta sqaron vakancat e plotësuara

20:12, 14/11/2019
A+ Aa A-

Tri anëtaret e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji, u betuan përpara Presidentit.

Disa orë pasi Arta Vorpsi zgjodhi noteren për t’u betuar, Presidenca njoftoi se tre anëtaret e reja janë të ftuara për betim përpara Kreut të Shtetit.

Fillimisht u betua Elsa Toska. Presidenca sqaroi se ky ishte plotësimi i vakancës së parë të Kuvendit për të zëvendësuar ish-gjyqtarin Vladimir Kristo.

Më pas u betua Marsida Xhaferllari. Presidenca sqaroi se se ky ishte plotësimi i vakancës së dytë të Presidentit për të zëvendësuar gjyqtaren Altina Xhoxhaj.

Në fund u betua Fiona Papajorgji, për të cilën Presidenca sqaroi se është vakanca e dytë e Kuvendit për të zëvendësuar ish-gjyqtarin Bashkim Dedja.

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!” thanë tri anëtaret e reja të Kushtetueses.

Presidenti Meta u uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco