Berisha i dërgon mesazh Vorpsit: Dil nga drejtësia dhe futju politikës!

Berisha i dërgon mesazh Vorpsit: Dil nga drejtësia dhe futju politikës!

20:09, 14/11/2019
A+ Aa A-

I ftuar në ABC News, ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një akt të paprecedentë dhe jashtë çdo standardi betimin e Arta Vorpsit para një noteri.

Sipas tij, me një akt të tillë, të një militanteje të verbër, Vorpsi duhet të largohet nga sistemi i drejtësisë dhe t'i futet politikës.

"Kjo ditë shënon një nga ngjarjet më të paimagjinueshme për një shtet, të cilën as humoristët më të shquar, as Agim Xhafka nuk mund ta imagjinonte se mund të ndodhte, kur një gjykatëse kandidate për Gjykatë Kushtetuese zgjedh noterin për të bërë betimin kushtetues, një akt që del jashtë çdo lloj standardi”, deklaroi Berisha.

Duke qenë se e ka njohur personalisht Arta Vorpsin, ai i çon mesazhin që nëse e ka bërë vetë këtë akt, është dy herë më keq sesa mund t’ia kishte diktuar Rama për të poshtëruar Presidencën.

“Nga të gjithë ata kandidatë unë e kam njohur dhe kam patur mendim pozitiv për Vorpsin, por më aktin që bëri sot duhet t'i çoj këtë mesazh: Nëse e bëre vetë, nëse ia diktuan, se me thonë që ia diktoi Rama nga Londra për të poshtëruar institucionin e Presidencës, është shumë keq, por nëse e ke bërë vetë, është dy herë më keq, dhe së fundi gjëja më e mirë është të kalojë në politikë. Sot në mbarë Evropën ushton kjo thagmë që në Shqipëri Gjykata Kushtetuese betohen te noteri. Akt i një militanteje të verbër, duhet të largohet një herë e mirë e të futet në politikë”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 14/11/2019 20:37

eDRAMA eshte ne borxh te madh ndaj gjithe eksperteve ”te pavarur” qe hartuan ramaformen e shkaterrimit te drejtesise, dhe te gjithe do ti kenaqe me nje cope nga tepsia e drejtesise se re. Populli eshte ai qe “perfiton” gjithnje.... gishtin e trete

Shto koment

Denonco