Olsian Çela, prokurori që nuk apeloi vendimin për Xibrakën

Olsian Çela, prokurori që nuk apeloi vendimin për Xibrakën

18:57, 14/11/2019
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të kalojë në Kuvend listën e kandidatëve për kryeprokuror. Në krye të saj qëndron prokurori Olsian Çela me më shumë pikë.

Tashmë pritet të shihet nëse Kuvendi do miratojë propozimin e KLP-së.

Por emri i Çelës është mbuluar me hije të forta dyshimi për një prej dosjeve më të nxehta të kohëve të fundit për drogërat e forta. Bëhet fjalë për hetimet për Xibrakën.

Çela ka qenë prokuror i këtij rasti. Ai kërkoi 13 vite burg për nipin e Enver Hoxhës, Ermalin. Gjykata vendosi ta dënojë atë me 10 vite burgim me gjykim të shkurtër, e përkthyer kështu në 6 vite e tetë muaj.

Ermal Hoxha la qelinë para një viti, kurse prokurori Çela nuk e ankimoi vendimin. Çështja u ankimua vetëm nga të dënuarit. Për shkak se Gjykata e Apelit nuk mund të dënojë më shumë se Shkalla e Parë, nipi i diktatorit e lehtësoi ndjeshëm pozitën e tij.

Dosja e Xibrakës është lakuar shpesh në median e huaj si pika ku bashkohet krimi me elementë të regjimit të shkuar dhe qeverisjes aktuale. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon se pas Xibrakës qëndrojnë njerëz të Edi Ramës, më konkretisht vëllai i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/11/2019 19:36

Per mendimin tim ky rast nuk do te thote asgje. Ne fund te fundit ai e dha denimin ne baze te fakteve te grumbulluara. Si 10 vjet, si 6 vjet, ai u denuar. Ndersa ish-ministri Tahiri, u la i lire. Nipi i diktatorit nuk u la te lire. Mos harroni edhe nivelet ne hierarkine e drejtesise shqiptare dhe se si jemi ne shqiptaret kur kemi disa nivele mbi koke, kur kemi mbi koke nje kryeminister totalisht mbeshtetes te krimit, krimineleve dhe trafikanteve. qe eshte ne anen e tyre dhe jo te prokurorise. Nje prokuror, atehere i "vogel", pa mandat, kaq mundesi kishte, ai nuk e ankimoi sepse e dinte shume mire vendimin qe do te merrte Gjykata e Apelit. Ndersa neser ai do te jete Prokurori i "Madh" me mandat 7-vjecar, do te jete "Shefi i Madh" i Prokurorise me mbeshtetjen dhe syte e BE dhe SHBA. Mandati i tij e kalon mandatin e Edi Rames edhe sikur zgjedhjet te behen ne qershor 2021, nese cmendet e gjithe bota! Keni besim tek ai, sepse ai nuk mund te luaj me te ardhmen e tij, kjo eshte prova e tij e jetes! Ai thjesht do te bej ate qe duhet, do te administroje sipas ligjit Prokurorine e Pergjithshme. Po ne Reformen ne Drejtesi dhe ne luften kunder krimit dhe korrupsionit Prokuroria e Pergjithshme nuk do te jete vetem, mos harroni qe do te kemi edhe SPAK edhe BKH. Sado te perpiqet Edi Rama, nuk i shpeton dot burgut. Edhe ata qe mendohet se jane "ushtaret" e Rames, i kane thirrur mendjes, sot nuk ka besnike dhe idiote qe ti shkojne pas nje te marri. Ata tashme e kane kuptuar fundin e tij te pashmangshem ne krye te qeverise, ne mos pas 4-5 muajsh. pas 1 viti ai do te rrezohet me siguri, dhe me ane te "besnikerise" se tyre ndaj Liderit Suprem, thjesht po mundohen te perfitojne dhe te kapin sa te kapin ndonje post ne sistemin e ri te drejtesise per te ardhmen e tyre. Ata "ushtare" vetingun e kane kaluar me sukses, keshtu qe tani nuk ju duhet me mbeshtetja e Rames. Askush nuk behet bedel dhe askush nuk e djeg veten per nje njeri qe eshte drejt fundit te pashmangshem. Ne rast te kundert do te jene vertete idiote te bindur te Rames qe do te kene fatin e tij!

Shto koment

Denonco