'Shpejt vendi ynë do të ketë 2 presidentë' - Iriqi bisedon me Ulsi Manjën

'Shpejt vendi ynë do të ketë 2 presidentë' - Iriqi bisedon me Ulsi Manjën

17:59, 14/11/2019
A+ Aa A-

Iriqi :- Ç’po bëhet me shkarkimin e Metës?

Ulsiu: - Ppockladmn

Iriqi: - Ç’po thua? Nuk të kuptoj.

Ulsiu: - (i vendos kufje iriqit. Do ua përkthej unë fjalët e Ulsiut, dëgjohet një zë femre)

Iriqi: - Ok. Pyeta pse nuk u shkarkua presidenti?

Zëri: - Kush tha që do e shkarkojmë? Nuk jemi vend monist. Kjo është shpifje.

Iriqi: - Monist vendi duket që larg. Edhe bashkitë i morët pa votime.

Zëri: - Na e futi Basha. Tani na duket çdo gjë pa shije. Sikur hamë për shembull bukë me bukë. 

Iriqi: - Mirë po ecën reforma në drejtësi?

Zëri: - Si koka e dushit. Rrjedh ngado,nuk di cilën vrimë të zesh më parë.

Iriqi: - Të paktën po ngrihet gjykata kushtetuese.

Ulsiu: - Hahaha.

Zëri: - Ulsiu po thotë se nuk po ngrihet asgjë. Ka dalë Meta si postbllok.

Iriqi: - Po pse nuk e lini të zgjedhë dhe ai?

Zëri: - Po caktoi ai atëhere pse na duhet ne gjykata! Për drejtësi kemi partinë.

Iriqi: - Vërtet kjo Arta Vorpsi u betua te noterja?

Zëri: - Shushkë komplet. Mjafton betimi te Rama,i thashë.

Iriqi: - U betua te Rama?

Ulsiu: (Tund kokën)

Zëri: - Atje betohen të gjithë. E kemi kryegjysh të trafikut e drogës. Po ja që Arta donte të hiqej e pavarur dhe...

Iriqi: - Fat që nuk shkoi te parukierja.

Zëri: - Atje u nis,po e gjeti mbyllur.

Iriqi: - Po me Alibeajn ç’keni?

Ulsiu: - Hahaha...

Zëri: -E përgojuan të ziun. Me 7 gra u martua Rama nuk u ndje Balla. Alibeaj një ka,ia zunë në fyt.
Iriqi: -Si do e zgjidhni ngërçin?

Zëri: - Ka dy rrugë. Një,të bëjmë kushtetutë tjetër ku gjithë drejtësinë e komandon Rama. Dy,të zgjedhim dhe një president tjetër,pra vendi ynë të ketë dy dy kryetarë shteti. Njëri,ky i riu të punojë nga shtatori deri qershor. Meta të jetë president i sezonit veror. E lemë me seli n? Lalëz.

Iriqi: -  keni votat?

Zëri: - Pooooo. Rudina Hajdari është dakort.

Iriqi: - Po Murrizi?

Ulsiu: - Hahaha,thkjloaqrtnlpga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco