Thirrje BE-së/ Shpërthen gazetari: Jepini azil politik shqiptarëve, s'ka mbetur më shpresë

Thirrje BE-së/ Shpërthen gazetari: Jepini azil politik shqiptarëve, s'ka mbetur më shpresë

17:35, 14/11/2019
A+ Aa A-

Gazetari Mentor Kikia, në një reagim të tijin në rrjetet sociale, i kërkon shteteve anëtare të Bashkimi Europian ti japë azil politik shqiptarëve sepse në një shtet si ky i yni nuk ka më asnjë fije shprese.

Në postimin e tij, gazetari shprehet se një betejë midis politikanëve të korruptuar po zhvillohet për të kontrolluar drejtesinë.

Më tej, Kikia shton se Shqipëria është vendi më i varfër dhe më i korruptuar në Europë.

Postimi i plotë i Mentor Kikisë:

"Viti 2019! Pragu i 2020! Shteti shqiptar, gati 110 vjeçar, është një orkestër tërësisht e ç’akorduar. Ose një ndeshje futbolli ku luhet me disa topa, dhe secili shënon gola për hesap të vet. S’ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë? Jo jo, është edhe më keq.

Zgjedhjet e gjykatësve janë edhe më qesharake sesa kur zgjidhnim si të ndanim portat, kur ishim fëmijë e luanim me top llastiku. Kishte më seriozitet, edhe kur vendosnim se ishte penallti. Në një listë prej 4 kandidatësh, parlamenti voton si gjykatës vendin 2 dhe 3. Meqë presidenti nuk e kishte dekretuar vendin 1, ai bëhej automatikisht. Presidenti vjen dhe dekreton vendin 4. Pastaj vendi 1 shkon dhe betohet si Gjykatëse Kushtetues tek noteri.

Pritet ta konfirmojë edhe administratori i njësisë bashkiake…. Në kuadër të kësaj rrumpalle, kryeprokurorja e vendit që kërkon një mandat të plotë tashmë, thotë publikisht se është e papolitizuar. Dhe si argument sjell se ka lëshuar urdhër arresti për Kajmakun e socialistëve të Vorës.

Urdhër arresti u lëshua pasi Kajmakut nuk i kishte ngelur më pikë yndyre, pasi ishte denoncuar publikisht, ishte bërë lekcë. U lëshua pasi e shkarkoi KQZ dhe pasi e përzuari edhe PS, që e bëri gazin e botës. Një betejë e tmerrshme mes politikanëve të korruptuar, për të kontrolluar drejtësinë, për ta përdorur si armë ndaj kundërshtarit apo si mburojë për veten.Në vendin më të varfër e më të korruptuar të Europës, shteti dëshmon me zë dhe figurë, tani edhe me noter po deshët, se është një organizatë kriminale.

Dhe BE duhet ta marrë seriozisht në konsideratë këtë fakt që ta njohë si arsye për tu dhënë azil politik shqiptarëve.

Po, kjo është një arsye edhe më e madhe sesa varfëria, për tia mbathur nga ky vend. Sepse kur je thjeshtë i varfër, ke shpresë se do të bëhesh më mirë. Ndërsa kur jeton nën një shtet si ky, nuk ke më asnjë fije shpresë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco