Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ja sa para i kushtoi Arta Vorpsit betimi qesharak para noteres për anëtare të Gjykatës Kushtetuese

Ja sa para i kushtoi Arta Vorpsit betimi qesharak para noteres për anëtare të Gjykatës Kushtetuese

16:43, 14/11/2019
A+ Aa A-

Arta Vorpsi kreu betimin për marrjen e detyrës si anëtare e Gjykatës Kushtetuese para një notereje dhe jo para Presidentit sikundër e përcakton Kushtetuta.

Sigurisht që ky rast nuk ka kaluar pa ironitë përkatëse.

Noterja Miranda Xhemalçe, ku Arta Vorpsi u betua, ka zbuluar edhe shumën e parave që kjo e fundit ka paguar për tu betuar para saj.

Xhemalçe tha se ajo nuk mban asnjë përgjegjësi për asgjë tjetër, veçse të provojë se Arta Vorpsi e ka kërkuar firmën e saj mbi një deklaratë për të çilën noterja tha se mban klientja përgjegjësi personale, duke argumentuar se si notere, ka bërë detyrën si ndaj çdo qytetari tjetër.

 “Nuk u betua mbi Kushtetutë. E hodhi firmën në praninë time duke u vënë në dijeni për çfarë bëhet fjalë. Është detyra ime dhe nuk mund ta refuzoj, mund të vijë çdo qytetar, verifikova kartën, dhe të dhënat dhe unë kam vënë firmën mbi diçka që ajo ka dhënë atributet e veta. Ti mund të deklarosh diçka dhe unë vërtetoj me firmën tënde dhe shkrimin tënd, kaq mbaj përgjegjësi unë. Nuk marr unë dot përsipër kompetencat e Presidentit.

Ndërsa unë noterizoj firmën e personit. 20 mijë lekë të vjetra është deklarata, 4 mijë lekë tvsh dhe 2 mijë lekë taksa e pullës. Mund të shkonte në çdo noter tjetër dhe t’ia bënte këtë. Prej gjashtë vitesh nuk e kisha parë, e njoh nga mediat që doli kohët e fundit. Unë bëj vetëm detyrën time si notere, vërtetoj se ajo ka qenë firma e Artës, legalizoj firmën. Neni 62 germa H parashikon vërtetimin noterial”, tha Miranda Xhemalçe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco