Gara për kryeprokuror/ Ja anëtarët e KLP që votuan për Arta Markun

Gara për kryeprokuror/ Ja anëtarët e KLP që votuan për Arta Markun

16:33, 14/11/2019
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zbardhur sot pikëzimet e tij, për 3 kandidatët për kryeprokuror të Shqipërisë.

Pas intervistimit të bërë gjatë ditës së djeshme, sot KLP-ja ka vendosur që të bëjë publike pikëzimin e tyre për 3 kandidatët për prokurorë.

Në vend të parë është renditur, Olsian Çelaj, 459 pikë, në vendin e dytë Arta Marku me 406 pikë në vendin e tretë, Fiona Memçaj me 362 pikë.

Por si janë ndarë votat e anëtarëve të KLP-së?

SYRI.net ka mësuar se votat janë ndarë mes Olsian Çelaj dhe Arta Markut.

Për Arta Markun kanë votuar pro:

Vatë Staka

Tartar Bazaj

Besnik Cani

Sandër Beci

Pjesë tjetër e anëtarëve kanë qenë për kandidatin Olsian Çelaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco