Si mund të qeshim me ‘Artat’ kur po përjetojmë kapjen e shtetit?

Si mund të qeshim me ‘Artat’ kur po përjetojmë kapjen e shtetit?

14:00, 14/11/2019
A+ Aa A-

Pikërisht kur e gjithë përpjekja për të kapur Gjykatën Kushtetuese nisi të mbulohej me tymin e zakonshëm të propagandës, me shpresën se qytetarët nuk do kuptojnë asgjë nga lëmshi juridik, mjegulla u hap mëngjesin e së enjtes.

Sikur asgjë të mos kishin kuptuar njerëzit nga ajo që po gatuhej në kurriz të shtetit ligjor, mjaftoi veprimi i Arta Vorpsit për të qartësuar gjithçka. Ajo u betua tek një notere dhe nxitoi për në Gjykatën Kushtetuese që të niste punën.

Kaq mjafton për të rrëzuar të gjithë skemën e ngritur në shkelje të Kushtetutës për të kapur organin më të rëndësishëm ligjor në vend.

Por teksa rrjetet sociale zienin nga komentet sarkastike dhe memet me humor, një tjetër ‘Artë’ u bë protagoniste. Në media u publikua një sondazh, që Arta Marku- kryeprokurorja e përkohshme, kishte dorëzuar në KLP për të treguar se sa shumë e do populli.

Por ndërsa shumë njerëz po e marrin me humor dhe të qeshur këtë situatë, ajo është për të vënë kunjën. Asgjë më humor nuk ka në këtë mes.

Historia e ‘Artave’ është tregues i qartë i katandisjes së drejtësisë në favor të forcës në pushtet. Ky është një sinjal i keq edhe për atë që pritet të vijë.

Arta Marku u betua mes tymit në Kuvend me vetëm 69 vota. Ajo që pasoi ishte lemeritëse. Marku e tregoi veten thjesht një shërbëtore të pushtetit qeverisës.

Mënyra se si kërkon ta nisë karrierën në Kushtetuese Arta Vorpsi nuk habit këdo që ka dy gram tru juridik. Ajo është vetëm një parathënie e asaj që do ndodhë kur përpara të ketë dosje për të shqyrtuar. Nuk është as habi që të tilla gjëra të bëhen me qëllim, që njerëzit të mos merren me thelbin e problemit.

Ndaj në vend që të qeshni, mendoni se dikush tjetër po qesh me gjithë zemër. Ai që u ka vënë ‘Artat’ në rresht deri në pikën sa të bëhen qesharake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 14/11/2019 14:33

Anetarja e kushtetueses kerkon te filloje detyren me nje shkelje te kushtetutes. Si nuk i ka vajtur ne mendje eDRAMAES te bente betimin e Cakajt para noteri? Tani praktika u krijua. Madje eshte praktike qe marre dhene se e ka krijuar nje gjyqtare kushtetuese. Edhe nderkombetaret jane shume te frymezuar te pershtasin te njejten praktike ne Demokracite nga vijne

Shto koment

Denonco