Ironia e Bejtjas: Po vjen koha që anëtarët e Gjykatë së Lartë të betohen tek Abi Bank

Ironia e Bejtjas: Po vjen koha që anëtarët e Gjykatë së Lartë të betohen tek Abi Bank

13:53, 14/11/2019
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja nuk i ka kursyer ironitë, pas betimit të Arta Vorpsit tek noterja si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

‘Shumë shpejt do vi koha që edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë psh, të betohen te Abi Bank, ose te ndonjë pikë karburanti...’, shkruan Bejtja.

Më poshtë reagimi i plotë i Andi Bejtja:

Nuk e kuptoj pse habitet ky popull që u betua tjetra te noteri: partia që është në pushtet ka kohe që përhap filozofinë ‘Presidenti është thjesht noter’....

Dhe nuk ka si të ndodhe ndryshe kur Presidenti është Noter, Noteri të mos bëhet President.... E beri dhe këtë kjo ‘Reforme ne Drejtësi’:

Noteri përfaqëson Unitetin e Popullit...

Shumë shpejt do vi koha që edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë psh, të betohen te Abi Bank, ose te ndonjë pike karburanti...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco