'Rama dhe grupi kriminal, për të shkatërruar drejtësinë, e detyruan Vorpsin të betohet tek noterja!'

'Rama dhe grupi kriminal, për të shkatërruar drejtësinë, e detyruan Vorpsin të betohet tek noterja!'

13:21, 14/11/2019
A+ Aa A-

"Betimi i Arta Vorpsit është cënim i procesit të ngritjes së Gjykatës Kushtetuese?" Endrit Braimllari, Sekretari i përgjithshëm i LSI, i ftuar sot në studion e SYRI.TV lidhur me këtë temë, tha:

"Kjo është përpjekja për të kapur në rastin më të mirë, Gjykatën Kushtetuese nga Edi Rama. - tha ai. - Krijimi i një Gjykate Kushtetuese të pavarur, e cila respekton shtetin e së drejtës, është tmerri i vërtetë i Edi Ramës. Sepse ai kërkon ta kapë këtë institucion me qëllim që të thellojë paligjshmërinë e tij, duke filluar këtu nga ligji për Teatrin, duke vazhduar më pas me koncesionet e tij klienteliste dhe korruptive, etj që janë një paketë ligjesh që vërtetë janë shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Pra, kjo përpjekje e Edi Ramës nëpërmjet Ardian Voranit dhe një grup të njerëzve të tij të cilët po sillen vërtetë si një grup i strukturuar kriminal, drejtohet nga Edi Rama, kalon më pas te i zgjedhuri i KED, Ardian Vorani dhe më pas me lëvizje të pakuptimta dhe betimeve me veten e vet të këtyre kandidatëve të Rilindjes.

Ajo çka ka ndodhur sot me znj. Vorpsi është e paprecedentë dhe tregon qartë që përpjekja e Edi Ramës, e këtij grupi të strukturuar kriminal që kërkon të shkatërrojë njëherë e përgjithmonë themelet e shtetit të së drejtës në vend, e ka detyruar zonjën në fjalë të bëjë një betim te noterja.

Është një procedurë që vetëm ajo dhe grupi i saj i Rilindjes mund ta kuptojë. Në fakt ajo ka bërë një betim dhe betimi i saj është në zyrat e Rilindjes, në Kryesinë e Rilindjes, madje jo vetëm betuar por edhe falur te ata.

Kjo është filozofia e Edi Ramës. Ajo thjeshtë ka bërë aktin te noterja dhe se kjo nuk mund të zëvendësojë institucionin e Presidentit të Republikës.

Sot besoj janë më të qartë edhe ndërkombëtarët nga kjo lloj lëvizje."

Endrit Braimllari po ashtu foli edhe për problemin e madh të banorëve të Unazës së Re. Braimllari tha se çështja e tyre do të shkojë deri në Strasburg dhe për mendimin e tij, ajo çështje ishte e fituar.

"Si është e mundur që e njejta shtëpi, në një zonë, gjysma e vëllezërve,  është legalizuar dhe tjetra jo?! - tha ai. - Rama jo vetëm u mori votën atyre, por u çoi dhe sekserët t’u marrin paratë. Ne, opozita, do t’i qëndrojmë premtimit tonë: Dëshmpërblim për çdo centimetër tokë, banorëve të Unazës së Re," tha Braimllari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco