Edhe Denar Biba habitet me 'betimin' e Arta Vorpsit, por e fshin mesazhin

Edhe Denar Biba habitet me 'betimin' e Arta Vorpsit, por e fshin mesazhin

12:44, 14/11/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, i kritikuar nga opozita dhe institucionet ndërkombëtare se mori përsipër të rrëzojë dekretet presidenciale, ka bërë një reagim për lajmin që befasoi shumëkënd të enjten: betimin te noteri të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi.

Biba thotë se Vorpsi e di mirë se si është procedura për betimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në FB, Biba thotë se ky veprim i Vorpsit mund të jetë thjesht një shfaqje e njëanshme e vullnetit të saj.

“Padrejtësisht, një profesioniste serioze si Arta Vorpsi këto ditë është gjetur në qendër të një situatë që vetëm serioze nuk mund të quhet.

Ajo e di shumë më mirë se shumë të tjerë se si është procedura që Kushtetuta urdhëron për betimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artës, i vetëdijshëm, është thjesht shfaqje e njëanshme e vullnetit të saj për të treguar se merr përsipër këtë angazhim të jashtëzakonshëm, që Kuvendi dhe koha ia ngarkoi. Nuk kemi të bëjmë me betimin si anëtare e ardhshme e GjK, por besoj me një deklaratë që tregon përgjegjësinë e Arta Vorpsit në këto rrethana.

Sepse Arta që njoh unë, përpara se gjithash, e ka marrëdhënien me emrin e saj të mirë!” shkruan Biba.

Ai e fshiu mesazhin e tij (ne foton me poshte) pak pas publikimit

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco