Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për dekretin e Metës

Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për dekretin e Metës

12:30, 14/11/2019
A+ Aa A-

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të premte në një seancë të jashtëzakonshme. Seanca është planifikuar të mbahet në orën 10:00 dhe gjatë saj do të do të diskutohet dekretimi i Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Meta si anëtare e Gjykates Kushtetuese.

Ndër të tjera, Kuvendi pritet të marrë një vendim për këtë çështje, e cila ka çuar sërish në përplasje të fortë  institucionet shtetërore.

Emri që ka çuar në përplasje institucionet është ai i Arta Vorpsit. Kjo e fundit u betua sot si anëtare e Gjykatës Kushtetuese  tek noterja, në shkelje të Kushtetutës.

Për këtë ka reaguar edhe Presidenca, e cila tha se Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet tek noterja apo dhe tek parukierja, por tha se ai njeh vetëm ligjin dhe Kushtetutën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agur Badeci14/11/2019 12:53

Mjere ky vend ne dore te kujt ka ra!Prandaj ikin njerezit se ketu nuk rrihet (qendrohet).E bene Shqiperine te pabanueshme.

Shto koment

Denonco