Mini Shengeni ide e Vuçiç/ Vjosa Osmani: Rama po të ulej me ne do ta kuptonte që ....

Mini Shengeni ide e Vuçiç/ Vjosa Osmani: Rama po të ulej me ne do ta kuptonte që ....

23:01, 13/11/2019
A+ Aa A-

Vjosa Osmani u shpreh në Opinion se Mini-shengeni Ballkanik është një gabim i krerëve të Ballkanit ndërsa ka argumentuar se kjo është një ide e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Jam shumë pesimiste që kjo është një nismë e gabuar dhe jemi gati të ulemi dhe ta dëgjojmë njëri-tjetrin me zotin Rama. Të jeni të bindur se qëndrimi i zyrtarëve të Kosovës nuk është euforik, por është i drejtë dhe mendoj se po të ulemi me Ramën do ta binim ne atë dhe jo ai ne që kemi të drejtë. Për këtë jam gati të vë bast me ju”, tha Osmani.

Osmani foli edhe për taksën 100% ndaj Serbisë për të cilën tha se do të hiqet në momentin që do të zbatohet parimi i reciprocitetit. Osmani tha se reciprociteti ndryshe nga sa thuhet mund të vendoset brenda 3 mujave nëse palët në të diyja vendet janë dakort.

Pse Kosova do të dilte e humbur me ndryshimin e kufijve?

“E para Serbia nuk duhet të shpërblehet për krimet që ka bërë ndaj Kosovës. Nuk ka asgjë pragmatiste në ndryshim territoresh që do të krijonte edhe zhvendosje të popullatës, është praktike. Kjo do të cënonte dhe paqen e stabilizimit në rajon, do të krijonte edhe precedent, ndërsa shtetet e rajonit janë shprehur kundër kësa. Paqja historikisht mes dy vendeve që kanë pasur luftë nuk vendoset me ndryshim territoresh por me drejtësi, drejtësia është ajo që vendos paqen”, tha Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco