Si po kapet Gjykata Kushtetuese duke shkelur ligjin themelor

Si po kapet Gjykata Kushtetuese duke shkelur ligjin themelor

22:09, 13/11/2019
A+ Aa A-

Në nisje të javës, këshilltari i presidentit, Bledar Dervishi tha se kishte akoma një shpresë që edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjidheshin, edhe Kushtetuta të mos shkelej.

“Kuvendi të zgjedhë anëtarin e dytë brenda ditës së sotme. Më pas, Presidenti do të votojë brenda 24 orëve anëtarin e tretë dhe Kuvendi ka prapë kohë të mërkurën të zgjedhë të katërtin. Dhe kështu do të kemi katër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese”, tha Dervishi.

Por kjo nuk ndodhi dhe mazhoranca votoi në Kuvend dy emrat që deshi, ndërsa një emër të tretë e bëri fakt të kryer përmes Fletores Zyrtare.

Për ata që e shohin skemën ligjore si shumë të komplikuar, disa shpjegime të presidentit në mbrëmjen e së mërkurës janë të nevojshme.

Ai tha se asnjëherë nuk ka shprehur mungesë vullneti për të zgjidhur problemin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Për hir të faktit historik që për herë të parë të parë do ngrihej Kushtetuesja me reformën e re në drejtësi, ligji themelor duhej zbatuar në mënyrë rigoroze.

Kjo nuk ndodhi dhe gjithçka u maskua me nevojën për të bërë vendin sa më shpejt me Gjykatë Kushtetuese.

A është ky një justifikim i mirë për të nisur punën ky organ i rëndësishëm me shkelje? Pastaj, nëse do ishte kështu, përse nuk i thanë edhe presidentit që të nxitonte dhe të zgjidhte edhe ai dy emra.

Por e gjitha ishte pjesë e një loje të gatuar nga kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani dhe Kuvendit.

Kreu i KED i dërgoi presidentit dy lista dhe pastaj bëri të njëjtën gjë me Kuvendin pa respektuar Kushtetutën që thotë se ka një rend emërimesh: Presidencë, Kuvend... Teksa presidenti vazhdonte në ishte në pritje për të zbatuar Kushtetutën dhe rendin e emërimeve, Dvorani dhe mazhoranca qeverisëse prisnin shkeljen e ligjit themelor nga kreu i shtetit. Kur kjo nuk ndodhi, ata e shkelën vetë Kushtetutën, duke votuar dy anëtarë të Kushtetueses dhe duke e bërë fakt të kryer një anëtare të tretë me Fletoren Zyrtare.

Loja e tyre u bë edhe më e pistë kur nisën të sulmojnë personalisht një nga emrat në lista, atë të Marsida Xhaferllarit, si bashkëjetuese me ish-deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Tashmë vendi është përpara një ngërçi të ri, sepse që të nisin punën, këta anëtarë duhet të betohen tek presidenti, që është edhe garant i Kushtetutës në vend.

Lëmshi i krijuar duket i pazgjidhshëm, raporton Zëri i Amerikës. Por kjo nuk do të thotë se fajtorët për këtë situatë nuk kanë emra. Qëllimi final dihej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco