Meta: Rrugeçër! Unë nuk shpreha mungesë vullneti për vakancat

Meta: Rrugeçër! Unë nuk shpreha mungesë vullneti për vakancat

21:20, 13/11/2019
A+ Aa A-

Kryetari i shtetit, Ilir Meta ishte i ashpër në konferencën për shtyp pasi mazhoranca i rrëmbeu atij të drejtën për të zgjedhur një emër të Gjykatës Kushtetuese.

Meta tha se ai ka qenë transparent, por parlamenti dhe kryetari i KED, Ardian Dvorani vepruan në shkelje flagrante të Kushtetutës për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Meta i quajti rrugeçër dhe foli edhe për diplomatë të korruptuar gjatë konferencës për shtyp.

“Gjykata Kushtetuese nuk duhej të mbyllej asnjë ditë, dhe kjo ka ndodhur qëllimisht, ua kam thënë njëmijë herë, edhe diplomatëve të korruptuar. U kam thënë se ne kemi bërë një marrëveshje, kur kemi vendosur që Gjykata Kushtetuese të kalonte në veting, se ajo nuk do ngelej asnjë ditë e mbyllur”.

“Mund të kishte vakanca, por jo zero anëtarë. Nuk ka ndodhur kjo situatë prej vetingut, por se në krye të KED erdhi një ushtar i verbër i partisë. KED e parë u bllokua se nuk iu pëlqyen emrat, pastaj u vendos një ushtar i partisë, që vë në pozitë Presidentin, që ose të shkelë Kushtetutën me pahir, ose me lojëra të tillë të turpshme, që as ca fëmijë rrugeçër nuk i bëjnë. Kjo është e vërteta”, deklaroi Meta.

Pastaj Meta bëri një sqarim më të thjeshtë.

“Presidenti i Republikës nuk ka shprehur mungesë vullneti për të zgjedhur vakancën e dytë. Por ka qenë prej kohësh promotor i zgjidhjes së vakancave, ka kërkuar me shkrim, zyrtarisht, që të ndërmarrin veprimet administrative për të garantuar zbatimin e përgjegjësive kushtetutese,” tha Meta.

Kreu i shtetit megjithatë nuk sqaroi nëse do presë në Presidencë për betim anëtarët e Kushtetueses.

“Besoj se jam shumë i qartë për këtë çështje. Kuvendi është i mirëpritur të komunikojë me institucionin e presidentit. Ne kemi komunikuar dhe bashkëpunuar në respekt të Kushtetutës dhe detyrimeve kushtetuese. Kjo është një çështje shumë, shumë e qartë,” tha Meta.

“Kjo është shkelje serioze e Kushtetutës, jo shkelje normale,” vijoi kreu i shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco