Dolën të protestonin në QS/ Policia i dhunoi, studentët: Kanë frikë nga rezistenca, do përballen me pasojat

Dolën të protestonin në QS/ Policia i dhunoi, studentët: Kanë frikë nga rezistenca, do përballen me pasojat

21:09, 13/11/2019
A+ Aa A-

Policia ka dhunuar ditën e sotme disa studentë të cilët protestonin pranë lulishtes së Qytetit Studenti. Në një lidhje me skype me Fax News, studentët thanë se shteti po ndërmerr akte të tilla sepse i trembet rindezjes së protestave, ndërsa treguan se “Lëvizja për Universitetin” po bën takime të vazhdueshme në çdo Fakultet për të ndarë problematikat dhe kundërshtuar ligjin për arsimin e lartë.

“Aty patëm konfrontime me Policinë të cilët na dhunuan, madje disa edhe janë plagosur dhe për këtë do të ketë dhe një padi penale. Ne ndërmorëm një akt që e kemi bërë shpesh, dhe dhuna policore tregon frikën që qeveria ka për një riorganizim më të madh se ai i vitit të shkuar. Nuk ishte aspak normale sjellja e Policisë në një shtet demokratik ku studentët tregojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre.

Ne nuk kishim marrë leje askund, sepse askund nuk parashikohet që ne të marrim leje për të thënë fjalën tonë të lirë. Policia gjen metoda të ndryshme për të zbutur pakënaqësinë e studentëve për situatën në të cilën ndodhet universiteti. ‘Lëvizja për Universitetin’ ka nisur diskutimet në çdo Fakultet, dhe patjetër rezistenca studentore duhet të vazhdojë deri në rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë. Ne e dimë shumë mirë se të gjithë të bashkuar jo vetëm ligjin, por gjithë sistemin arsimor mund ta përmirësojmë”, thanë studentet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco