Braho: Arta Marku pa platformë për Prokurore të Përgjithshme, s'ka bërë asgjë në 2 vite

Braho: Arta Marku pa platformë për Prokurore të Përgjithshme, s'ka bërë asgjë në 2 vite

16:23, 13/11/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri Tv, avokati Ledio Braho ka komentuar edhe performancën e Prokurores së Përkohshme Arta Marku përballë Këshillit të Lartë të Prokurorëve, duke e cilësuar si një performancë pa platformë.

‘Këto tre kandidatë prezantuan ditën e sotme platformën e tyre dhe normalisht KLP do shikonte performancën e tyre.

Znj. Marku ka qenë e detyruar të merrte një pozicion mbrojtës sot për shkak të akuzave politike që i janë bërë gjatë këtyre dy viteve, jo vetëm nga opozita por edhe faktorë të tjetër.

Normalisht sot nuk kishte platformë. Sepse platforma e saj është ajo që ka bërë gjatë këtyre dy viteve. Sot normalisht pritej të kishte disa peshq të mëdhenj pas hekurave gjë që nuk i kemi.

Nuk ka asnjë peshk të madh edhe personi që drejton Krimet e Rëndra është person i besuar i Arta Markut.  Dosja e Dibrës dhe të tjera nuk ka arritur asnjë rezultat, kjo tregon se çfarë është bërë në këto dy vitet se çfarë.

Dhe për rrjedhojë që sot ka qenë në pozita mbrojtëse nuk ka pasqyruar asnjë platformë', tha Braho.

I pyetur nëse znj. Marku ka ndonjë mbështetje ndërkombëtare, Braho u shpreh se mbështetje vjen për Prokurorinë e Përgjithshme jo për znj. Marku personalisht.

‘Nuk di të ketë këtë ndonjë mbështetje specifike ndërkombëtare. Edhe kur u paraqit para ONM i bënë pyetje lidhur mbi qenien e saj si prokurore në Shkodër dhe u vu para pozitës mbrojtëse.

Nuk duhet të ngatërrojmë mbështetjen që ndërkombëtarët i japin Prokurorisë së Përgjithshme me znj, Marku. Kjo është një kartë që bëhet për çështje PIAR-i’ tha Braho

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali13/11/2019 17:07

Mos genjeni kot. Shoqja Marku ka bere pune dhe shume bile. I ka bo vetem fresk qeverise dhe mazhorances, ja pra e shikoni qe ka bere pune. Desh harrova... ka bere dhe nje pune shume te madhe, shkaterroi perfundimisht organin e hetimit

Shto koment

Denonco