'Një banori i janë thyer kockat e këmbës...'/ Balliu tregon dhunën barbare të Policisë te 'Astiri'

'Një banori i janë thyer kockat e këmbës...'/ Balliu tregon dhunën barbare të Policisë te 'Astiri'

22:56, 12/11/2019
A+ Aa A-

Ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka treguar në emisionin Opinion dhunë barbare që Policia e Shtetit ushtroi mëngjesin e sotëm ndaj banorëve të "Unazës së Re".

Përmes fotove, ai rrëfeu rastet e disa qytetarëve, të cilët kanë marrë lëndime serioze.

“Dhuna nuk është iniciuar nga banorët. Banorët kanë qenë brenda dhe gazi është hedhur nga furgonët e policisë. Policia i ka goditur me gurë, i ka hedhur nga tarraca, sot kemi një person që rrezikon të mbetet… Është Artur Muja i kanë thyer kockat e këmbës. Rrezikon të ketë probleme gjithë jetën Ky zotëria këtu është invalid, Gent Alla dhe ja çfarë i akne bërë”, tha ish deputeti.

Mëngjesin e sotëm pati përplasje të forta në zonën e “Astirit” në Tiranë, kur Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) kishte planifikuar nisjen e prishjes së disa godinave, që preken nga projekti i ndërtimit të "Unazës së Re". Rezistencës së banorëve, policia iu përgjigj me dhunë dhe me përdorimin e gazit lotsjellës, duke lënë disa banorë të plagosur.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Londra12/11/2019 23:30

Nuk e kuptoj se si guxon policia e prek individin! pastaj te gjuash gruan, plakun apo femijen eshte cmenduri! ku jetojne keta mercenare e budallenj! keta as te cmendur si quan dot se dhe cmenduria ka nje kufi! evidentojini dhe denojini si kriminele. ska menyre tjeter!

Shto koment

Denonco