KLGJ kualifikon për në Gjykatë të Lartë, baxhanakun e Ben Blushit

KLGJ kualifikon për në Gjykatë të Lartë, baxhanakun e Ben Blushit

21:07, 12/11/2019
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të nis verifikimin kushteve ligjore për tre kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Mësohet se tre emrat e përzgjedhur janë Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi.

"Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i  Zhvillimit të Karrierës:

1- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ervin Pupe”, relatore Marçela Shehu;

2- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ilir Panda”, relator Alban Toro;

3-“Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Sokol Sadushi”, relator  Dritan Hallunaj", thuhet në njoftimin e KLGJ.

Kujtojmë se, Ervin Pupe është baxhanaku i drejtorit të TCH, Ben Blushi.

Pupe vetëm në vitin 2006 është kthyer në Shqipëri nga emigrimi. Pasi është kthyer në vend ai ka bërë edhe shkollën duke u futur në rrugën e avokatisë.

Por edhe sikur Pupe të ketë bërë më parë shkollën, nuk i plotëson vitet e duhura për tu kualifikuar si kandidat për gjyqtar në Gjykatën e Lartë. 

Por falë reformës në drejtësi të Rilindjes, baxhanaku i Blushit ia del sërish të kualifikohet si kandidat për në Gjykatën e Lartë. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DRITAN 12/11/2019 22:51

Ilir panda eshte ish minister i partise socialiste

nuk eshte ashtu12/11/2019 21:41

ervin pupja mund te jete baxhanaku i ben blushit, por duhet ta dini se blushi as qe ka patur ndonjeher komunikim me pupen. blushi eshte pordhac i madh, nuk flet me familjen e vet jo me me pupen.

Shto koment

Denonco