Dhuna te Astiri/ Pollo: Një shkallë e tillë arrogance e kombinuar me çnjerëzoren, nuk ishte parë!

Dhuna te Astiri/ Pollo: Një shkallë e tillë arrogance e kombinuar me çnjerëzoren, nuk ishte parë!

18:03, 12/11/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo i ftuar në News 24, komentoi aksionine sotëm të IKMT-së në zonën e Astirit, ku u prishën 33 banesa.

Sipas tij, banorët që prekeshin nga ky projekt duhet të shpërbleheshin dhe jo të binin pre e represionit të qeverisë dhe Policisë  së Shtetit.

Pollo rrëfeu ndër të tjera se, disa banesa janë shembur me orendi brenda pasi banorët nuk ishin përgatitur që IKMT-ja do ndërhynte që t’ua shembte banesat.

- Ju vetë keni qenë aty i pranishëm zoti Pollo, fillimisht na sillni disa nga përjetimet tuaja, çfarë patë dhe si e përjetuat si situatë?

"Janë njerëz që jetojnë në ato banesa prej më shumë se 20 vite , të cilët janë në proces legalizimi.  Nuk kanë marrë certifikatën e plotë të pronësisë, por  standardi ligjor i vendosur më herë në qeverinë e PD, u njeh atyre të drejtën e një dëmshpërblimi, të drejtën  e një Kompensimi. Kjo qeveria ua mohon dhe kjo është kyçi, ndërkohë që siç është bërë famëkeqe abuzim financiar që bëhet me këtë rrugë ku  1km rrugë kushton 20 mln euro, ku as Gjermani dhe Holanda, vendet më të pasura nuk e njohin këtë çmim. Kemi një vjedhje të pastër dhe dëm kolateral janë banorët unazës së re, janë 32 familje që preken.

Thashë që jo vetëm me ndjenjë njerëzore, por edhe me standard ligjor ata duhet të dëmshpërbleheshin. Në fakt vetëm bizneset e buzë rrugës, sic përditësuam informacionin sot, rreth 6 biznese buzë rrugës kanë marrë një dëmshpërblim. Pesë banesa familje që lanë pasur certifikatë kanë marrë në dëmshpërblim dhe 31 apo 32 u janë shembur banesat me orendi brenda. Me orendi brenda, sepse ishin aty duke  pritur duke mosbesuar se do shembeshin. I shpërndan me gaz lotsjellës  në mënyrë të papritur.

Qeveritë janë lavdëruar dhe shpeshherë janë sharë dhe kjo është deri diku normale. Një shkallë e tillë arrogance e kombinuar me çnjerëzoren nuk më kujtohet nëse e kam  përjetuar nga demokracia e këtej", u shpreh Genc Pollo.

Ju çfarë patë konkretisht?

"Ajo që pashë unë ishte që policia kishte bllokuar qarkullimin dhe fadromat e shoqëruar  po shembnin banesat. Banorët janë rrethuar dhe janë sulmuar pastaj me gaz.  Gazi thanë se ishte edhe më i keq se në protesta e opozitës, kështu më thonë mua. Ky incidenti që ka ndodhur duhet të hetohet,  ngjarja është skandaloze", tha ish deputeti demokrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco